Avdylaj i PS-së apo PD-së? Rama dhe Dako “nuk ndajnë dot mendjen”

J L

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako të ftuar në dy emisione të ndryshme këtë darkë u përplasen lidhur me deklaratat e tyre kontradiktore rreth Astrit Avdylaj. Dako tha nga studioja e ‘Opinion” se Astrit Avdylaj është simpatizant i Partisë Socialiste, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se është i Partisë Demokratike.

“Ne nuk duam te humbim asnjë votë, ndaj ju kam hapur telefonin dhe ju kam thenë ‘po po, do e shohim’. Nuk jam as prokuror, as drejtues policie. Une hap çdo telefonatë. Nuk e kam njohur kurrë Astrit Avdylajn fizikisht deri në  vitin 2016. Mbas këtij viti e kam njohur si shumë njerëz në atë qytet. E dija qe ka qenë i dënuar. Nuk ka qenë pjesë e stafit elektoral, thjesht simpatizant i shpallur i PS. Nuk është anëtar organizate, por simpatizant i PS”, tha Dako.

“Kjo ka qenë një vendimmarrje në bashkëpunim me Vangjushin që i erdhi shpirti në majë të hundës për gjithë këtë situatë. Kemi bërë një vlerësim të të gjitha gjërave dhe vetë ai e ka pasur edhe këtë shqetësim sepse u bë tabelë qitje për diçka sipas tij është inskenim mbi bazë muhabetesh. Ka lidhje me një proces fushate në një zonë të caktuar ku këta njerëz që sot janë prapa hekurave kanë qenë historikisht në shërbim të Partisë Demokratike”, u shpreh Rama.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • Fillimisht kujtova se dicka serioze fshihej ne keto regjistrime alla sigurim , por shpejt u kthjellova , si shumica e shqiptarve , qe i vune vize Tiedes gjerman .
    Gazetari gjerman po behet cope duke kerkuar te flasi dhe te shpifi sa me shume kunder Qeverrise dhe kunder Dakos .Flet I dallendisur , sikur ka dale nga cmendia . Nuk e njef gjendjen , por flet c’i kane diktuar me spjelling . Eshte kaq I pa azharnuar sa , qe ben fajtor Qeverrine , pse nuk ka gjykate te larte dhe kushtetuse . Nuk e ka idene , qe reforma drejtohet nga nderkombetaret dhe eshte e para , qe eksperimentohet . Thuhet , se perdite ben mesazhe ne Fb , Nuk paska pune tjeter ky gazetar ? Te tera gjasat te lene te kuptosh se do te justifikoi pagesen , qe ka marre . Grupi kriminal eshte I burgosur dhe ky fakt I mbyll te tera supozimet , per allishferishe . Sot pashe lajmin , qe gazetari Tiede , nuk ka qene ne Shqiperi , per investigim gazetaresk , por flet nga Gjermania . Me sa kuptohet Tiede , mund te quhet Babalia gjerman . Per mendimin tim , ky pretendim opozitar quhet se u mbars mali dhe polli nje mi . Zgalem

  • Kush flet per blerje vote e presion ndaj votueseve,PD e LSI!!!! Ju te mediave qe u bete copash per te mbrojtur PD e LSI,beni nje sondazh dhe do te shihni se kush ka bere presion e ka blere vota? E harruat nenin famkeq 24/1 qe hoqi nga puna te gjithe kundershtaret politike?….Mos harroni se shumica e shqiptareve nuk mbrojne poshtersite qe kane bere e duan te bejne keto dy forca!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *