DJ i famshëm suedez Avicii vdiq pas një humbje masive gjaku pasi preu damarët me një shishe vere të thyer, shkruan Daily Mail.
Avicci, emir i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, gjeti vdekjen në qytetin Muscat të Omanit më 20 prill.
Javën e kaluar, familja e tij nëpërmjet një letre të hapur shkruante se 28-vjeçari nuk mund të vazhdonte më dhe kërkonte paqe.
Letra, e firmosur nga familja e tij, e përshkruante Avicii-n si një shpirt të brishtë artistik dhe një djalë të ndjeshëm.
“Ai luftonte me mendime për kuptimin e jetës dhe lumturinë. Ai nuk mund të vazhdonte më. Kërkonte paqe”.
o.j/dita
