Avionët britanikë, spektakël në qiellin e Tiranës

Dita

Me 50 vjet eksperiencë dhe mbi 4500 shfaqje në 55 vende të botës, Skuadrilja Akrobatike e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike fluturuan sot në qiellin e Tiranës.
E gjithë skuadra, realizoi në Tiranë një parakalim mbi Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si pjesë e programit të forcave ajrore britanike.

Kjo është hera e parë që në Shqipëri realizohet nje spektakel i tillë spektakël, ku mjetet fluturuese dhurojnë për kryeqytetasit një “show” nëpërmjet akrobacive në ajër. Mesa duket, pilotët e kishin rezervuar stërvitjen e parë mbi aeroport.

Ndërkaq, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli shkruan në Facebook se sot nuk do të jetë një ditë aq edhe e zakonshme për banorët e kryeqytetit. “Me 50 vjet eksperiencë dhe mbi 4500 shfaqje në 55 vende të botës, Skuadrilja Akrobatike e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike sot do të fluturojnë në qiellin e Tiranës. Epiqendra do të jetë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit“”, shkruan Kodheli në Facebook.

944388_975976192485721_7457872741523200686_n avion1 940981_975976125819061_7675294358103982424_n

Share This Article
4 Comments
  • Kjo qesharake dhe fyese .

    Keta jsne avione te huaj nuk jane avionet tane

    Ata nuk kane te drejte te lozin mbi qiellin tone

    Ne kemi avjonet tane dhe pilotat tane . Ata britaniket te shkojn ti bejn ato lojera ne qiellin e tyre

    Apo ata nxjerrin marrazin e dekadave te Enverit , ku nuk lehojej askush dhe qe ua futi koken ne hale britanikeve ne qiell e ne toke

    Britaniket le te shkojn ne Greqi e ne Serbi ti bejn ato lojera se atje i kane miqte e tyre dhe atje shkon dhe Mbreti tyre Qesharak me Kamila qe esht hot si gjyshja lol

    Si gjithmone britaniket tregohen njeres te veckel dhe natyrisht shum qelbesira , se kjo qe ben aty ne Tirane esht te abuzosh me miqesin e tjetrit

    Keta qenkan ramam si ajo shprehja popullore se :.. ti kesh miq te prishin pune , armiq te hane mune

  • Keta ishin rruges per Greqi ku do bejne stervitje dhe ajo ta-ja e pa njoftuar mbi Tirane ishte vetem sa per pak zhurme. E mos i thurni lavde kot se as minimumi nje kthese nuk bene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *