Avionët rusë godasin një spital në Siri, 13 të vdekur

Saimir Lleshi
In this Tuesday, Aug. 27, 2013 image taken from video obtained from the Ugarit News, which has been authenticated based on its contents and other AP reporting, smoke rises from buildings due to heavy shelling in Daraa, Syria, Wednesday, Aug. 28, 2013. (AP Photo/Ugarit News via AP video)

Të paktën 13 persona vdiqën, shumica pjesë e stafit të një spitali në Siri për shkak të një shpërthimi. Spitali u bë shënjestër e sulmeve të avionëve luftarakë rusë, ndërsa u regjistrua në qytetin Sarmin.

“Në mesin e të vrarëve janë një fizioterapist, një infermiere dhe një pjesëtar i mbrojtjes civile”, ka thënë kreu i Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut, Rami Abdel-Rahman.

Shoqëria siriane-amerikane e Kujdesit Shëndetësor, e cila operon me objektin, ka thënë se spitali i saj në Sarmin është “goditur drejtpërdrejt” dhe se dy pjesëtarë të stafit janë vrarë.

Rusia ka nisur sulmet ajrore prej më shumë se 20 ditësh në Siri, ku shpesh në shënjestër nuk kanë qenë militantët e ISIS, siç deklaron zyrtarisht Moska zyrtare, por kundërshtarë të Presidentit Bashar al-Asaad. /Dita/

Share This Article
3 Comments
  • dhe keta ruset sa te poshter i gjuajn spitaleve si amerikanet dhe pastaj kerkojn falje dhe thon u gjuajtem pa dashje ose atje kishte terrorista

  • Tashme Siria eshte kthyer ne poligon qitje .Mjer ata qe banojne atje .Mbas Rusve do te jene amerikanet ku do te provojne te godasin ndonje ndertese me vullentare qe luftojne ISISin.Si do justifikohen me pas ?

  • DITA , që është me një barrë nder, s’ka pse ndyn faqet e saj duke botuar gënjeshtra të trasha si këjo më lart !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *