Avionët rusë sulmojnë spitale dhe shkolla në Siri

Saimir Lleshi

Dy spitale janë goditur nga sulmet ajrore ruse në Veri të Sirisë, duke vrarë të paktën 20 persona si dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Të paktën 7 persona gjetën vdekjen në spitalin e quajtur “Mara el Numan”, në Idlib kur avionët rusë e goditën atë të hënën.

Organizata ndërkombëtare “Mjekët pa Kufij” që mbështeste spitalin, tha se tetë pjesëtarë të saj janë zhdukur dhe nuk dihet asgjë për të.

Në Aleppo, një raketë goditi një spital për fëmijë në qytetin Azazit, duke vrarë të paktën 5 persona dhe duke plagosur gjithashtu dhjetëra të tjerë. Shtatë persona u vranë gjithashtu kur një shkollë u sulmua me raketa në një fshat aty pranë.

Sipas medieve britanike, spitali me 30 krevat në Idlib u godit 4 herë brenda pak minutash. “Ky duhet të jetë një sulm i qëllimshëm mbi një strukturë shëndetësore.

Ne e dënojmë këtë sulm në mënyrën më të fuqishme të mundshme”, tha shefi i misionit të “Mjekëve pa Kufi”, Massimiliano Rebaudengo.

“Shkatërrimi i spitalit lë popullatën lokale me rreth 40 mijë persona pa qasje në shërbimet shëndetësore”, shtoi gjithashtu. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *