Avioni i Divjakës, arrestohet edhe i katërti, 2 vëllezër në kërkim

redaktor

Policia e Lushnjës ka arrestuar mbrëmjen e sotme personin e katërt që dyshohet se është i implikuari për drogën që u kap në Divjakë dhe që dyshohej se do transportohej me avionin e rrëzuar në plazh. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit konfirmuan aksionin dhe bënë me dije se lokalizuan dhe prangosën pas rrethimit në një banesë ku edhe fshihej, të dyshuarin Kleviol Ahmetaj, rreth 30 vjeç. Operacioni është ndërmarrë nga Drejtoria e Operacioneve Speciale, e cila pak ditë më parë kaloi edhe në një reformë dhe ndryshim të drejtuesve për shkak se shumë aksione më parë ishin dekonspiruar.

Mësohet se Ahmetaj është një nga trafikantët e drogës, paketues ose korrier, pasi gjurmët e tij janë gjetur në pakot me hashash që janë sjellë nga Lazarati në Lushnjë dhe më pas janë bërë gati për transport me makinë. Ahmetaj është një person me precedentë të mëparshëm penalë, i dënuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë. Burime po zyrtare sqaruan për gazetën DITA, se Ahmetaj është pjesë e grupit të dytë të drogës, sasisë që u gjet e hedhur në pyll, 100 kg hashash, që transportohej me një makinë të dytë. Ndërsa në mjet gjendeshin edhe dy vëllezër të shpallur në kërkim, që mendohet se janë të afërm të të arrestuarit të mbrëmshëm.

Grupi i trafikut, për të cilin dyshohet se ka pasur edhe një inskenim për shkak të situatës politike, mendohet se është më i madh. Sipas policisë, përveç katër të arrestuarve, dyshohet edhe për të paktën 6 persona të tjerë të përfshirë, shitës, transportues dhe blerës të narkotikut. Më parë u arrestuan korrieri Sajmir Bajrami, që mashtroi dhe tha se e bleu drogën në Krujë, por rezultoi se u paketua në Lushnjë dhe me origjinë Lazaratin, piloti italian Giorgio Riformato dhe paketuesi Aurel Pupa. Avioni u rrëzua më 10 maj në Divjakë dhe piloti kishte njohje të mëparshme me korrierin Bajramaj, pasi u kapën nga filmimet në një hotel pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë.

Share This Article
11 Comments
  • Lajm i gezueshem,por me i gezueshem do te jete nese kapet i tere grupi i inskenimit idjot te Divjakes.TUNG.

  • PAS INSKENIMIT TE DIVJAKES QENDRON SALI BERISHA.

    Riformato eshte kopje e Xhevdet Mustafes per eliminimin e kundershtarit politik njesoj sic veproi Enver Hoxha me Kadri Hazbiun vite me pare. Saliu keto finte mafioze i ka mesuar ne Partine e Punes dhe likuidimi i Remzi Hoxhes ishte edhe PRELUD-i i tij ne karieren politike te ketij demoni komunist. PS-ja eshte po kaq fajtore qe e vecoi, e kultivoi dhe e rriti ne inkubatorin e vet Sali Berishen qe nga Koha e Ramiz Alise deri me pas me enveristin pijanec Fatos Nano me turmen e spiuneve fanatike enveriste te PS-se nga pas duke ja servirur shqyptareve Sali Komunistin si nje demokrat per te vazhduar kauzen e Enverit dhe te Partise se Punes ne mbrojtje te interesave te familjes Hoxha. Vetkuptohet se Saliu si nje UJK i vjeter komunist do te shikonte edhe interesin e familjes se tij per t’u pasuruar si nje Rockfeler prej Amerike.

    Qe te dalim ne teme: Ne situaten aktuale Edi Rama qe disponon te gjitha levat e pushtetit qe i ka dhene Sovrani ne 23 qershor, ne vend qe te detyroje prokurorine me grusht te hekurt per ndeshkimin e zullumqareve me pushtet, si nje LIDER i pergjegjshem per fatin e Vatanit ka gjetur rrugen e lehte te justifikohet si nje nxenes shkolle per pafajesine e tij ne trafikun e droges alla Lazarat qe po kaplon Boten. Me qesharake ne kete histori se kryetari i bashkise se Lazaratit del ne proteste kunder droges se prodhuar nga fshati i tij. Prandaj edhe Saliu nuk ka frena ne kundersulmet e tij duke inskenuar rrota avionesh qe ngecin ne reren e Divjakes, te cilat te kujtojne Kohen e Qepes kur Enver Hoxha stiste dhe sajonte historira me poliagjente dhe armiq te brendeshem te tipit alla Xhevdet Mustafa qe zbarkonin po kaq pa siklet ne reren e Divjakes enigmatike.

  • Ju lutem shume, nuk dua ta shoh me kete foto qe dje ishte dhe ne krye te faqes se Corriere della Sera, duke na cituar si vend droge. Zhdukeni kete rrangalle nga arkivat.
    Kaq pak “lajme” perbejne arritjet e atyre qe nuk merren me plehra, saqe skemi pare deri me sot nje. Ju provoni ti vini, ne do ju lexojme njesoj, mos na nenvleftesoni

  • Deshira e madhe per te qene inskenim, ashtu si dershira me e madhe per te qene dezinfektim mushkonjash. Por kjo eshte qarte nje trafik droge e deshtuar nga avaria e avionit se po mos ishte difekti droga do ngarkohej, do perdorej ne Itali dhe do mbusheshin xhepat e Riformatos dhe grupit mbeshtetes me euro. Se inskenim nuk ka as para tre ditesh ne Lece te Italise kur u kap 470 kg droge e ardhur me gomone nga Shqiperia. Droga e kapur ne Itali, per fat te keq te enderrimtareve te inskenimit, eshte reale dhe tregon qarte eksportin e suksesshem te droges nga Shqiperia.

  • Hë më ju hengsha tëmën…..Ashtu ashtu….Nje e nga nje do filloni te flisni….Dhe do dali ne shesh e verteta……

  • Fijet e skenarit te Divjakes do te cojne pa tjeter te Saliu ! Por kjo eshte ”gracka qe e ze
    Saliun brenda si laraska ” !

  • Te4 shkretet militante qe nuk e besojne se drogen e bejne njesoj si Saliu edhe Rama. Sa te kete te tille te verber me shumice Shqiperia me poshte e me poshte do te shkoi. Te mjeret te verberit militante, ende besojne se avjonin e droges ua stisi saliu. Jo, mor jo, ustallaret ishin dhe jane ne Parlament, te majt ete djathte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *