Me vendimin për vendosjen e sheshit “Çamëria” tek fusha Ali Demi u eleminua çdo konflikt i mundshëm që mund të krijohej me heqjen e bustit “Avni Rustemi’. Është e vërtetë që populli Çam ka vuajtur shumë nga persekutimi grek dhe vwnia e emwrit tw njw sheshi wshtw mw e pakta qw mund tw bwhet pwr kwtw popull.
Së dyti, dua t’ju tregoj se arsyeja që mbrojta në Komision bustin e Avni Rustemit është se e quaj pa vend dhe aspak të drejtë që të heqim figura të shquara, duke shtrembëruar kështu historinë e popullit shqiptar, duke mos lejuar fëmijët tanë dhe brezat e rinj të mos njohin ngjarjet dhe historinë e vërtetë, figurat e shquara të një kombi, ata që në të vërtetë kanë bërë historinë e Shqipërisë.
Historia e një kombi përbëhet pikërisht nga ajo çfarë bëjnë figurat dhe personat e shquar të tij në momente dhe etapa të caktuara. Ndërsa thënien e doktor Ndroqit në Komision se “….. Avni Rustemi është kriminel dhe killer”, do ta quaja si një provokim të turpshëm të një anëtari të Këshillit Bashkiak.
Po i shpjegoj z Ndroqi me pak fjalë se kush është në fakt Avni Rustemi.
Lindi në 1895 në Libohovë, vatër e patriotizmit dhe e lëvizjes kombëtare. Ishte vetëm 14 vjeç kur ndërpreu mësimet për t’iu bashkuar çetës së Çerçiz Topullit. Vazhdoi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, 1909-1910, kur drejtor ishte patrioti i madh Luigj Gurakuqi, dhe më tej ndoqi Kolegjin Francez në Lozanë të Zvicrës. Themeloi aty Shoqatën Patriotike të studentëve shqiptarë, “Burimi”. U kthye në atdhe në 1914, për të luftuar kundër bandave të andartëve grekë. Punoi si mësues në Libohovë, Tragjas, Tepelenë e Vlorë, ku themeloi shoqërinë e të rinjve vlonjatë “Djalëria e Vlorës”. Në 28 Nëntor 1918 Avni Rustemi organizoi demonstratën e madhe kundër pushtuesve italianë. I vazhdoi studimet në një vatër tjetër të shqiptarisë, në Kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër (Itali), ku kishin studjuar patriotë të tjerë, si Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, etj. Më tej vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Romës. Në 13 qershor 1920, me mandat të mbarë popullit shqiptar, vrau në Paris kryetradhtarin Esat Pashë Toptani, që kishte shkuar aty për të thurrur intriga të reja në kurriz të Shqipërisë e të popullit shqiptar. Nën presionin e personaliteteve shqiptare e të huaja si dhe të opinionit përparimtar francez, gjykata franceze i dha pafajësinë. I kthyer në atdhe, vazhdoi veprimtarinë patriotike dhe bashkoi të gjitha shoqëritë demokratike të vendit, duke krijuar Federatën “Atdheu” (1921) dhe më vonë Federatën “Bashkimi” (1922). Në vitin 1923 u zgjodh deputet i Prefekturës së Kosovës (krahina Lumë-Has) në Asamblenë Kushtetuese. Në Asamble apo në shtypin periodik, Avniu u dallua për dellion e tij demokratik e patriotik. Kundër tij u organizua një atentat në 22 prill 1924, pas të cilit qëndronin forcat konservatore e antishqiptare, të drejtuara nga Ahmet Zogu. Vdekja e tij pati jehonë të gjërë në të gjithë vendin, dhe u bë shkak për shpërthimin e Revolucionit demokratik të qershorit.
Z.Ndroqi,
Duke ruajtur dhe vlerësuar këto figura, ne ruajmë në fakt vlerat e Shqipërisë, prandaj mendoj se nuk duhet të nxitohemi në thënie dhe etiketime të tilla, të cilat sjellin vetëm përçarje dhe nuk kanë asnjë vlerë pozitive, sidomos nga ne që kemi marrë përsipër të bëjmë politikën e këtij vendi.
z.Bezhani-mos e keni shkruar ‘GABIM’ fjalen doktor Ndroqi-e duhej shkruar fjala Idiot Ndroqi – kushdo Atdhetar te jet krenar per Avni Rustemin – te gjithe Anti Atdhetaret duan si “dhurate” ate qe Avni Rustemi i dhuroi Esat Pash Toptanit mu ne LULE te ballit-