Avokado është një ushqim i cili sjell përfitime të shumta, pasi njihet për yndyrat e tij të “mira”, ose ato që organizmi ynë ka nevojë për t’i prodhuar në mënyrë që të ketë energji të mjaftueshme.
Ky frut nuk lejon që në zonat më problematike të trupit, të krijohet celuliti, megjithatë, si për të gjithë gjërat, edhe me avokadon është mirë që të mos e ekzagjeroni. Sasia për të cilën të gjithë ekspertët e shëndetit bien dakord, është konsumimi i vetëm një avokadoje në ditë.
Ky frut është shndërruar në një ushqim tepër të dobishëm dhe në një “thesar” për shëndetin, pasi avokado përmban Omega 3 dhe acid linoleik, të cilat janë në gjendje të stimulojnë prodhimin e kolesterolit “të mirë” (HDL), të ndalojnë depozitimin e “keq” (LDL), të rrisin masën e muskujve dhe të promovojnë rigjenerimin e qelizave.
Falë pranisë së vitaminës E (6.4 miligramë) dhe vitaminës A (14 mikrogramë), avokado mund të konsiderohet si një antioksidant i fuqishëm. Këto dy substanca të çmuara, luftojnë oksidimin e shkaktuar nga radikalët e lirë, ngadalësojnë plakjen dhe ndihmojnë për ta mbajtur lëkurën sa më elastike dhe kompakte.
Ky superushqim përmban vitaminë C (18 miligramë), e cila stimulon prodhimin e kolagjenit dhe mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të rrezeve ultravjollcë.
o.j/dita

Budallallek.
Fruti me i mire eshte ai qe rritet natyrisht ne vendin tend.
asnje nuk ja kalon frutave tona natyrore.
Mos shkulni ullinj e portokalle per te mbjelle avokado.
Te gjitha frutat tona jane shume te pasura me vitamina.
Bota bile nuk i ka disa fruta qe ne i kemi me bollek,
Qershite, kajsite, shegen, thanat, qe nuk i njohin fare,
Jane superfruta,
Portokallet, limonat, superfruta, plote me vitamine C.
Speci po ashtu, fiku qe nuk e kane fare,,kakite…
Nuk ka perse mbillet ky lloj fruti qe nuk ka asnje shije, per te zhdukur frutat tona.
Apo meqe eshte ne mode dhe o burra
Gabim i madh.
Po kumbullat? Gjithe ato varietete qe kemi ne.
te verdha ,te kuqe, italiane, jeshile,
ashtu dhe qershite.
Hani frutat tuaja o popull dhe mos e vrisni mendjen per teorite e dietikeve. Vene nga vene dhe prape po thone se dieta mesdhetare me frutat dhe perimet mesdhetare, me vajin e ullirit dhe limona e portokalle eshte me e mira ne bote
Keni shume te drejte.
Avokado I perket amerikes qendrore e latine te cilat nga ana tjeter nuk kane frutat qe rriten ne vendin tone.
Avokado ben mire sic ben mire cdo frut tjeter.
Gjithsesi ushqimi mesdheut eshte me I miri.
Artikujt amerikane per dieten as nuk duhen lexuar sepse amerika eshte shembulli me I keq ne bote per ushqimin (bashke edhe me aspekte te tjera pervec ushqimit)
gërku i keq
edhe misri,patatja e domatja kanë qënë të amerikës,por sot ti nuk rri dot pa bërë sallatë greke pa domate!?
apo jo??
ushqimi i mesdheut është i shkëlqyeshëm sepse mesdheu ka bashkpunuar mes vete!!ka mbjellë bimë të marra nga gjithë pellgu i tij për mijëra vejt,më pas pati mënçurinë të sjellë nga e gjithë bota!!
është e vërtetë që në një anë nuk duhen dëgjuar amerikanët për dietën,për shkak të zakoneve jashtëzakonisht të këqija të të ushqyerit,por në të njëjtën kohë duhet të dëgjohen sepse ato vënde që kanë problem ato bëjnë më shumë dhe për ta zgjidhur!!
ty ta merr mëndja se studime të tilla,kundër obezitetit kryhen dhe në indi??
atje problemi është me drejtim të kundërt!atje kryhen studime,jo për të “zbrazur barkun” por,për të mbushur barkun!!
Vlora ka te drejte!
vlora ka të drejtë por jo 100%
shumë nga bimët që ne mbjellim,janë të ardhura!pra nuk janë vëndase!!pra po të kishim mbetur me mendimin se vetëm ato që janë rritur natyralisht duhet të qëndrojnë,do të kishim mbetur ndoshta dhe pa grurë e ullinj!!
jam plotësisht i një mendimi kur thotë”Mos shkulni ullinj e portokalle per te mbjelle avokado.”!pra vetëm përse dëgjohet se mund të ketë fitim me një prodim të caktuar dhe o burra të shkatërrojmë gjihtçka tjetër!!
nqs avokado mund të japë prodhim me rendiment në shqipëri,atëherë nuk ka asnjë gjë të keqe të mbillet!!domate,misër e patate nuk i kemi autoktone,limona e portokalle po ashtu,bamje e zarzavate të tjera,e njëjta gjë!!por ato me kalimin e kohës kanë fituar të drejtën e “qytetarisë”!janë mbjellë dhe përdoren në masë të gjërë!!sot ato janë autoktone!!e njëjta gjë mund të bëhet dhe me avokado e kivi!!
prodho sa të duhen,bëj një larmishmëri bimësh,që nuk duhet të shkatërrojë të tjerat,dhe gjithçka në rregull!!
unë nuk shoh asgjë të keqe nëse ruhet shumëllojshmëria!!
monokultura është shkatërruese si për prodhimin ashtu dhe për florën e shqipërisë!!