Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Z.Spartak Ngjela! Në pjesën më të madhe të sugjerimeve apo konkluzioneve për ato çka ndodh në politikën shqiptare, unë të kam vlerësuar. Por konstatoj një gjë, që këshillat nuk pinë më ujë. Duke dashur të zhbirosh anët psikologjike të politikanëve të rinj apo të vjetër, mohon një fakt shumë domethënës. Ato çfarë prodhon një politikan i tipit shqiptar që nuk mund të krahasohen me ata perëndimor. Janë si nata me ditën për shumë arsye. Nuk kanë bazë të njëjtë shoqërore e kulturore. Tanët janë akoma në furrë. Ca piqen e ca digjen para kohe. Saliu është produkt i furrave speciale. I pjekur për ta shkatërruar demokracinë në Shqipëri e të ardhmen tonë. Rama ka sens krejt ndryshe nga të parët, duke futur si Nanon e Metën. Ai të shfaqet shumë më moderator që synon të ndryshojë konceptin mbi qeverisjen. Beson se të rinjtë janë më pak të infektuar, që do të thotë me pak skandal në mirë administrimin e shtetit. Nuk ka paragjykime se të rinjtë janë të papjekur. Siç thua vetë z.Spartak, ishin të rinjtë ata që na dhanë një Shqipëri të lirë e të pavarur. Por situatat janë krejt ndryshe. Tani nuk kërkojmë rini të flijohet për vendin. Duam të rinj apo politikanë që mendojnë për ringritjen e vendit. Duke u djegur nga qulli i hajdutëve, nga kriminelë ordiner, të shitur dhe të korruptuarit, Rama mendoj se ka bërë një zgjedhje më pak të dëmshme.
