Një përgjigje e pashmangshme për ata që fusin helm fetar në çështjen Doshi-Frroku

anazapta

Çështja e deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku, e cila nisi si një e vetme, por përgjatë rrugës u nda në dysh, e madje në tresh, nuk ka dyshim se ka qenë dhe mbetet ende kryefjala e jetës politike të vendit. Ajo është raportuar, analizuar e komentuar nga të gjitha këndvështrimet, aq më tepër që dita-ditës, zhvillimet i shtonin karburant të ri motorëve të kureshtjes dhe shqetësimit të publikut.

Në fillim, protagonist ishte deputeti i PS për Shkodrën, Doshi, që shfaqi një serial të përshkallëzuar shqetësimesh dhe madje kritikash ndaj qeverisjes dhe segmenteve të saj financiare. Befasisht, Doshi i kërkoi në ditët e fundit të shkurtit kryeministrit dhe kreut të partisë së tij, Edi Rama, që ose të përmbushte premtimet që i dhënë Shkodrës deri më 21 qershor, ose “mes nesh nuk ka më paqe”.

Dy ditë më pas grupi parlamentar mbështeti propozimin e Ramës për përjashtimin e Doshit. Por njëkohësisht, dëgjoi deklaratën e Doshit se Ilir Meta ka porositur një atentat ndaj tij dhe deputetit të PD-së Mëhill Fufi.

Më pas ngjarjet rrodhën në një efekt domino dhe tanimë dihen.

Ishte i nevojshëm ky parashtrim, për të rikujtuar edhe një herë, se iniciatori i publikimit të kësaj historie, ku ishte e detyruar të hynte në lojë edhe prokuroria, pastaj Kuvendi etj, ishte deputeti Doshi. Për të rikujtuar, përsërisim, se ankesat dhe deklarata disa mujore të tij në adresë të qeverisjes, nuk përmendnin fare një tentativë për ta vrarë, por emërime të papëlqyera, ankesa për policinë, doganat e Spiropalit, tatimet e Shehajt etj

Dhe çfarë ndodh? Sapo nis konflikti mes Ramën, pastaj Metën e në vazhdim, dalin në shtyp komente e analiza se me akuzën e prokurorisë ndaj Doshit e Frrokut, në fakt po ndërmerret nga mazhoranca një goditje ndaj katolicizmit dhe katolikëve të veriut!? Bien në sy shkrime autorësh si Agron Gjekmarkaj dhe pastaj, një grup shkrimesh nga Frrok Çupi; mund të ketë edhe të tjerë.

550Së pari, le të themi se përsa i përket konfliktit tashmë të shndërruar në çështje gjyqësore, duhet të presim drejtësinë të thotë fjalën e vet. S’do mend që media dhe persona publikë shprehin dyshimet apo pikëpyetjet e tyre përgjatë kësaj kohe, për njërën palë apo tjetrën; për (keq)përdorimin politik që po i bëhet çështjes e kështu me radhë.

Por që të thuash se Rama apo Meta, apo të dy bashkë, gjetën rastin që të “godasin katolikët shqiptarë”, kjo është të vësh kujën. Mund ta lësh mënjanë për ndonjë ditë apo javë, por kur sheh që e vazhdojnë këtë refren, është e pamundur të heshtësh.

Gjekmarkaj, rasti tipik i intelektualit që mund të përkufizohet si “më katolik se Papa”, shihte në një shkrim të tij te “Panorama”, nuanca “gegofobe” në PS, duke përfituar kjo e fundit edhe nga akuzat e Doshit “për financime vetëm në jug” nga ana e qeverisë. “Po ashtu, pas dhjetë vitesh në këtë parti, këtij deputeti po i kujtohet origjina e djathtë, të pushkatuarit dhe të persekutuarit nga regjimi komunist si kujtim që trazon bashkëjetesën me të majtët në funksion të ndarjes me këtë familje politike”.

Dhe nuk mund të mungojë paralelizmi i të majtës aktuale dhe PS-së në veçanti, me regjimin e kaluar diktatorial. Ata deputetë kolegë që nisën të kritikojnë Doshin, sipas Gjekmarkajt, ngjajnë me Pjerin Kçirën, oficerin e Sigurimit që futi armët në kishë për të akuzuar priftërinjtë katolikë si kryengritës në vitin 1945. Më pas u pendua dhe në gjyqin kundër tij tregoi ç’kishte bërë.

Për më tepër, autori e quan krejt të tepërt reagimin ndaj Doshit, pasi ai është pinjoll i shumë emrave të shquar që i kanë dhënë theksin luftës për pavarësi kombëtare por edhe rezistencës antikomuniste. Pra, janë “hoxhistë” ata që e përjashtojnë

Sigurisht, duket se Gjekmarkaj është diametralisht kundër Jozefina Topallit, sipas së cilës PS-ja dhe e majta kanë bërë një krim e poshtërsi ndaj veriut dhe katolikëve shqiptarë, pasi i ka përfaqësuar ata me deputetë si Doshi e Frroku. Por kjo është çështje tjetër, sepse të njëjtin argument japin shumë shkodranë që janë zënë ngushtë me përfaqësimin që Topalli u ka bërë atyre në parlament, aq më tepër në krye të Kuvendit.

Por më skandalozi dhe qartaz me një axhendë për ta theksuar sa më shumë “sulmin ndaj katolikëve dhe ndaj veriut që po ndërmerr kjo mazhorancë”, është Frrok Çupi. Ndoshta nuk do ja vlente të merrej dikush me të, sepse ish gazetari i “Koha jonë”, kundërshtar i fortë i Sali Berishës së Parë dhe lake i pafundmë i të Dytit, nuk ka më rrugë kthimi. Pas kthesës së fortë që bëri kur Berisha erdhi në pushtet në verën e 2005-ës, mesa duket sepse nuk gjeti hapësirë pranë Ramës, ai ka mbetur në një llogore të thartuar prej nga nuk ka si të dalë. Ky tashmë është lajm i vjetër, por njerëzit që i kanë ndjekur ngjarjet e vendit këto 25 vjet, ka gjasa të ndjejnë edhe një farë keqardhjeje për këtë katandisje.

Njeriu që akuzonte Berishën më 1997-ën se po ndizte përçarjen Veri-Jug me falangat paramilitare dhe avionët ushtarakë që donte t’i lëshonte mbi popullatën civile, sot sheh të njëjtën paralele me aksionin legal të prokurorisë kundër dy deputetëve të mazhorancës. Me disa shkrime të kësaj fryme në “Koha jonë” online, (rikthimi tek titulli i vjetër, jo më kot thonë se herën e dytë drama përsëritet si farsë), Çupi nënvizon se kjo mazhorancë krimin e barazon me veriun, ndërsa në shkrimin pararendës, “Po dërrmohen katolikët”, rreshton emrat e pesë deputetëve të veriut si të shënjestruar nga “kjo mazhorancë për t’u goditur”.

Çupi nuk e llogarit faktin që vetë kryeministri është deklaruar si i besimit katolik, dhe thotë se askush nga tre krerët e lartë të shtetit nuk është i këtij besimi. Ai sheh një hile edhe në prezencën e dy ministreve katolike në kabinetin Rama: Ato nuk janë 100% katolike, pra janë “të përziera”…

Këto shkrime mund të gjenden në internet, dhe paralelisht me to mund të lexoni edhe komentet, në shumicë disaprovuese dhe të revoltuara ndaj kësaj logjike të ndyrë. Paçavure të kësaj natyre, siç thamë, dikush mund t’i injorojë dhe, me frazën “ky paska rrjedhur”, të shkojë në punë të vet.

Por problemi është se po bëhen disa shkrime të tilla dhe megjithë dilemën se mos vallë përmendja e kësi lloj “teoricienësh” i potencon ata, kjo poshtërsi duhet të marrë një përgjigje, një qëndrim.

Sepse e vërteta është që këta lloj autorësh janë përfaqësuesit më të padenjë të katolikëve, ata që shfrytëzojnë politikën e ditës për të mbjellë farën e ndasisë dhe sherreve me sfond fetar.

Këta tipa janë bërë si ato barsoletat, që njerëzit me ngjyrë në SHBA, i thonë për veten me sens të fortë autoironie. Ja një e tillë nga një humorist i njohur, Chris Rock:

“Dikur arrestonin të parët afroamerikanët si të dyshuar, për çdo incident apo ngjarje kronike; tani, që pasi Obama u zgjodh president, zezakët i përjashtojnë të parët nga dyshimi. Një ditë më ndodhi dhe mua, dhe unë protestova: Pse mendoni se unë nuk e kam kryer vjedhjen? Apo se jam me ngjyrë? Ptuu, racistë!” / DITA

Share This Article
35 Comments
  • Lufta e tretë botërore, mund të nisë për tregje ekonomike, për territore, apo për ndarje të zonave të influencës, s’bëhet fjalë të ketë luftë fe, për kishë, apo për xhami. Si janullatosi, që ka ardhë në Shqipëri, nën petkun e një njeriu të Zotit, por në vërtet për interesat e gerqisë, Për tja bashkangjitur jugun e Shqipërisë gerqisë, apo serbët që pretendojnë se, Kosova, është djep i serbisë .

  • Frroku i tille ka qene qe ne adoleshence. Intrigant i pa skrupullt ne te gjitha kohrat. Ka marre me qafe shoket e tij ne moshen e rinise duke futur tinzisht intrigen pe ti percare. U be telef sa u martua me gocen e sekretarit te pare dhe pastaj i ktheu kurizin. Kot e ka se tani njihet nga te gjithe. U perkedhel nga Sala, me tej nga Nano por nuk i heci me Ramen. Tani vertitet si lapanjos i vertete me xhinset kellire.

  • E lexova shkrimin e frrok Cupit te “Koha Jone”.
    Nuk e kisha menduar kurre qe Frrok Cupi paska kapur fundin si njeri e si intelektual.
    Une jam katolik ne origjine por nuk jam besimtar. Dhe po ashtu si Frrok Cupi jam me origjine nga veriu i Shqiperise por jetoj ne USA prej shume vitesh. Ketu dallimet fetare jane probleme individuale dhe nuk prekin njeri.
    Jam i merzitur dhe me botuesin Z. Nikoll Lesi se pavaresisht te asaj qe quhet liri fjale e shtypi
    si mund ai te lejoje botimin e nje pacavureje te tille qe qelb dynjane me mediokritetin dhe rrezikshmerine qe sjell.

    • Mesa di ne Kodin Penal, ka nje nen ku parashikohet si krim, veprimtaria percarese qe rrezikon unitetin dhe sigurine kombetare sic eshte dhe dasia fetare apo krahinore ne kete rast veri-Jug. Tipave te tille te rrezikshem si Frrok Çupi, qe abuzojne rende me te drejten apo lirine e shtypit, t’u tregohet vendi sipas ligjit. Populli thote: ” Gjuha kocka s’ka por kocka thyen!”

  • Ketij shkerdhate, Frrok Cupi, i duhet ndaluar cdo lloj prononcimi ne media. Vemje i ndyre qe ne cdo hap te tij mbjell percarje. Ptu… zvarranik i peshtire….

  • By…sat e Berishes jane gati te perdorin cdo gje per ti sherbyer padrinos.
    Berisha gjithmone e ka perdorur karten e ndarjes fetare per qellimet e tija.
    A nuk ju kujtohet kur hapte llafe se socialistet jane kunder muslimaneve?
    Shkrime me te peshtire nuk kam lexuar me pare. Referohuni komenteve te mija per shkrimet e Cupit. Sa poshte ka rrene. Me vjene keq per te. Sa per shkrimet e Agronit nuk ja vlen fare te merresh. Prisni kur kesaj kakofonie ti ngjiten edhe Zogu, Shkullaku, Lela e kompani

  • Ky Gjek-Gjon-Markaj, qe e paska emrin Agron, ban mire te shkoje te ndryhet ne ndonje kishe andej nga Lekbibajt, ose te behet ndonje drejtor ne ShISh, ngatrrestar i paskrupullt

  • Ate zuzarin e pare nuk e njoh, por Frrok Cupin e njoh mire, ka qene nje spiun i ndyre i sigurimit te shtetit.

  • Cte komentosh per cupin letrat anonome te te cilit jane mullar kur e cuan tek ndermarja e llullave,apo artikulli i famshem i 97 ;tani e ka radhen berisha; dhe pas saj u dogj shqiperia.

  • po sa frroka kane tentue te na ndajne por kurr nuk paten sukses bile per ne mergimtaret e hapsires shqiptare posa e ndegjojme gjuhen shqipe kudo ne ambiente te hapura spari themi ja nji vlla apo moter e imja e me vone ose hic pyesim per fe oo asnji analist e asnji qeveri e sidomos disa qe kane bagazh te ksaj politike te poshter nuk do tia dalin me ba ndarje kto vitet e renda treguen se sa kot e paten birishat e cupat ne kete lami mundin e tyre te turpshem

  • njerez si cupi nuk njohin as fe as atdhe as familje.Sa mund te fluturoje nje gjarper aq mund te behet Frok Cupi nje njeri me dinjitet.Do te zvarritet me helm ne goje ,do leshoje ku te munde pa pjetur ke do te helmoje.Mbyllini dyert e medias ketij syrrogatoje.

  • Kjo eshte perpjekja me finoke dhe me anti shqiptare qe mund t’i shkoje nder mend klanit te Sali Serbit, per te nxitur nje lufte vella vrasese, per te shkaktuar perçarmje ekstreme mes shqiptaresh te vertete… E turpshme dhe skandaloze!…

    DRENICA E KUQE

  • E car hyne feja ne kete mes vetm mendjet e semura e bejne kete pargon,frrok cupi spiun me fame spiunonte tek tonin paloka i ati i ed palokes sot ne PD,tonin paloka eksponent i spikatur i min brendshme ne kohen e PPSH kur salesh ram berisha bente sekretarin dhe doktorrin e familjes EHXH,dhe juve perflisni dosje po pse saliu do ti bente gropen vetes tij me hapjen e dosjeve ndaj ehe vuan sot ky komb me keta mbeturinat perkrah SHQUP..tung..

  • Qe F. Çupi eshte katandisur ne nje zhele qe te ndot edhe kepucet po t’i fshish me te, eshte vene re me kohe. Qe nga kalimet akrobatike nga njera ane e politikes ne tjetren, deri te shkrimet perverse e prej njeriu me te meta mendore per çeshtje te ndryshme, si p.sh shkrimi lidhur me nderhyrjen e shtetit ne çrrenjosjen e vatres se qelbur te hashahit ne Lazarat, apo ky i fundit qe synon te ndaje Shqiperine. Vetiu lind nje pyetje: ne cilin grazhd kullot ti z. Frroku, ne ate serb apo ne ate grek?

  • Jane pikerisht ca flliqesira si Cupi ose Topalli qe hiqen si Katolike por qe ne fakt sjane aspak te tille qe per hir te interesave te tyre personale dhe te klanit Berisha duan ti kundervene Qeverisjes se majte komunitetin e nderuar Katolik,Komunitet te cilit i perket edhe vete Kryeministri Rama. Njerez si Doshi ose Marku qe nese vertetohet se kane rekorede kriminale nuk i perkasin fare besimit te krishtere pasi nuk mund te jesh edhe kriminel edhe Katolik. Hetlmi qe perdorin te urryerit e klanit antishqiptar Berisha nuk mnd dhe nuk do te mundin te percajne shqiptaret e per me teper komunitetitn Katolik.

  • Frok cupi nuk eshte e para here qe ben te tilla kaperxime ,me kujtohet kur dikush I tha para publikut ne nje emisjon : QE ti ishe ai qe mbanje vesh tek dritaret se ishe spiun .
    Keta tipa duhet gjithmojne te dominojne vetem duke pasur mbrapa nje mbrojtes
    Ka qene nje njeri qe mos gaboj emrin e ka ( Zef ) sjam i sigurt po jam I sigurt qe eshte ai qe deshte te hidhte Stalinin ne Shkoder dhe Sala per merita e vuri me duket Shef ne Doganen Han Hotit dhe kur e hoqen (se SA per dijeni ishte injorant dhe vagabond ) koha jone kisht nje artikull qe fliste njesoj per lufte kunder katolikeve
    Percin dhe kete markgjonin ti detyrojne forcat e shendosha Intelektuale qe te mbyllin gojen mos futin percarje mes nesh .
    Pergjegjesi ka edhe redaksija e Koha Jone qe lejon shkrime qe mbjellin urejtje

  • Per te mos e bajatur kete shkrim redaksional po citoje thenien e dikurshme e qe ka aktualitet per Froket,Doçet,Market qe u bene te ndegjuar fale :Trimave qe u vrane ne lufte me Saliun,te zgjuarve qe u larguan nga ky vend i malluar.Budallenjte si Froku Qupi,Qili Katnari,Qimi Peka,dhe Paloqja(gelbazat e Saliut) kane mbetur ne kete vend e nxjerrin here pas here trapllikun e tyre !

    • Se ku ishin fyerjet krahinore vetem ju dini t`i deshifroni.
      Mos u beni qesharake. Publikojeni dhe le t`i gjeje lexuesi fyerjet.
      Kjo nuk tregon gje tjeter vec nervozizem.
      Me miresjellje ju pershendes.

  • Keta tipa si Cupi apo Gjekmarkaj, nuk jane as katolike e as gege, sepse po te ishin katolike, do jetonin e flisnin si katolike, ndersa po te ishin gege nuk do ti binin legenit te krahinarizmit. Keta e te gjithe ata qe e shohin perkatesine gege apo toske ne pikepamje gjografike, nuk jane vecse injorante qe nuk e dine se gege e toske jane percaktime qe identifikojne vecori pozitive kulturore, mbi perkatesine baze etnike qe eshte ajo shqiptare. Por keta palaco dhe te ngjashmit me ta duan te mbulojne injorancen dhe interesin personal me sajime dhe shpifje. Keta as qe duhen permendur se po i begenise i ben nder te pamerituar. Shqiptaret, plehrat e ketij lloji i kane flakur ne kosh me kohe.

  • Qendrim shume i gabuar i z. Frrok Cupi. Zoterinjte Doshi dhe Frroku jane deputete qe jane te perfshire ne krimin dhe si te tille nuk i bejne mire as edhe komunitetit katolik. Secili duhet te jete kunder ketyre hajduteve dhe vrasesve por gjithashtu duhet qe qeveria e z. Rama te mos ndaloje vetem tek keta dy, por te vazhdoje me pastrimin e kuvendit nga hajdutet dhe vrasesit te cilet fatkeqesisht jane te shumte.

  • Per aq kohe sa ne politiken shqiptare kane per te livadhisur spiune dhe tradhetare te vene ne sherbim te te huajve punet tek ne kurre nuk kane per te ecur per mbare .Sa per Cupin e Gjon Markaj I lexova shkrimet e tyre dhe mendoj se po qe se ne do te funksiononte ligji si ne vendet demokratike ata sot duhet te perballeshin me drejtesine dhe jo te liheshin te helmojne shpirtin e popullit .

  • Nuk eshte se bashkjetesa fetare eshte e kultivuar paqesore ne shekuj se sa merita e Enver Hoxhes qe e beri ceshtjen fetare qe edhe per 150-vjet, vetem lufte nuk do kete ne Shqiper per kete ceshtje.

  • Kjo eshte perpjekja me finoke dhe me anti shqiptare qe mund t’i shkoje nder mend klanit te Sali Serbit, per te nxitur nje lufte vella vrasese, per te shkaktuar perçarmje ekstreme mes shqiptaresh te vertete… E turpshme dhe skandaloze!…

    DRENICA E KUQE

  • Po nese i keni ndjekur ne media, keta katoliket me par i ka akuzuar PD-ja, jo PS-ja. Doshin dhe Frrokun PD me ne krye Sal Berishen dhe Joz Topallin ka mbi nje vit qe i telendis ne kuvend duke ju thene te inkriminuar etj. etj. Po Pjerin Ndreun dhe Arben Ndoken, kush po i akuzon, PS apo PD ?

  • Ne fakt luften dhe te zezen katolikeve Rama ua ka sjelle qekur ne perfaqesim te ketij komuniteti ka zgjedhur Tom Doshin, Paulin Sterkaj, Armand Prengen, Arben Ndoken, Pjerin Ndreun e Mark Frrokun. Ketu eshte fillimi i te keqes, nga i nxori Rama keto xhevahire si perfaqesues te se majtes.

    • Rilindas e ke thene shume qarte. Nuk ke cfare ti heqesh as cfare ti shtosh komentit tend. Sume i sakte…..

  • Do t’a kisha injoruar me gjithe deshire nje shkrim te z. Qupi apo te ndonje tjetri si ai. Por kam frike se populli shqiptar eshte shume delikat dhe mbi te gjitha pa kulturen e mjaftueshme te tolerances. Kjo u vu re dhe ne ndeshjen e kombetares sone kunder armenise. Pas golit te Mavrajt dhe gjestin religjoz te falenderimit te zotit , ne fushe,pati shume reagime mbase dhe ofensive nder komentuesisht. Nga njera ane ata qe nuk e shihnin si te duhur falenderimin e Mavraj-t ne ndeshje dhe nga ana tjeter mbrojtesit e flakte te espresionit religjoz musulman. Ketu doja vetem te evidencioja faktin kaq delikat fetar dhe raportet kaq te brishta nder besimtareve te feve te ndryshme. Sigurisht nuk eshte kaq alarmante Duke pare numrin e komentuesve dhe arsyen qe ndezi kete lloj debati. Por duke ndjekur me shume vemendje situaten nderkombetare,konfliktet e ndryshme qe akoma sot nje zot e di se kur dhe si do te perfundojne, na ben te reflektojme ndryshe. Ne radhe te pare besoj kultura e tolerances mes njeri tjetrit. Mos perkufizimi i tjetrit ndryshe nga ti,me keq akoma ,me inferior se ti dhe mbi te gjitha TE KRISHTERE E MUSULMANE PREJ JUGUT E NE VERI KEMI NJE ZOT E NHE SHQIPERI!

  • kto probleme vetem nga monstra xhozi dhe sali e luli vine mjer populli qe po i paguan turp per ate frrok çupin ai komunist i qelbur

  • Ishte fakt i pamohushem(shikoni statistikat e emrave lart e poshte administrates se vet) qe Saliu e drejtoi sundimin e vet me islamike dhe veriore,qe i shkonin mbas berihajt.Dhe per cudi asnje qenie e ketyre aneve nuk pipetiu per kete.Tani qe Rama,po drejton me njerez te rinj dhe duke dhene nje shembell te shkelqyeshem barazie,ngrihen keta lloj zagaresh dhe bejne gjen e vetme qe din te bejne:Te lehin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *