Avokatët: Sinanajt i është bërë presion

redaktor

Avokatët mbrojtës të 6 të akuzuarve që po gjykohen sëbashku me vrasësin me pagesë, Julian Sinanaj, hedhin dyshime mbi dëshmitë e këtij të fundit gjatë hetimeve.

Sipas tyre, Policia dhe Prokuroria kanë shkelur ligjin në marrjen e dëshmisë së 33 – vjeçarit. Përfaqësuesit ligjorë të të pandehurve kanë ngritur pretendimin se, Sinanaj është detyruar me dhunë të pranojë ngjarje kriminale.

Në sallën e gjyqit është shfaqur video ku Julian Sinanaj është marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Në të thonë avokatët, ka shkelje të rënda proceduriale, ku shihet që Sinanajt i jepet alkool dhe dëgjohen drejtues të policisë që e detyrojnë të pranojë akuzat.

Por pavarësisht këtyre kundërshtimeve, gjykata ka hedhur poshtë pretendimin e avokatëve, duke pranuar si provë këtë video.

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, serial – killeri Sinanaj mohoi të kishte kryer tre ngjarje, për të cilat fillimisht pranoi autorësinë.

Ai tha para togave të zeza se nuk ishte personi që kishte vrarë Agrion Çelën, vendosur tritol në banesën e Ardian Kollozit dhe përgatitur bombën që u gjet në makinën e ish – Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *