Spartak Ngjela ka reaguar më në fund përmes një postimi të tij në Facebook përse nuk pranoi të ishte pjesë e kabinetit të ri qeveritar. Në përgjigje të një miku të tij, i cili e shtyn të pranojë një post fiktiv në qeveri, Ngjela shkruan si më poshtë:
“Nuk po analizon politikisht, por me një sens shoqëror. Politika është shkolle. Unë nuk kam bërë marrëveshje për të drejtuar shtetin, por për shtetin dhe kundër korrupsionit. Ti ndoshta nuk jeton këtu dhe nuk e di se gjithçka që po i bën të vuajë shqiptarët, është korrupsioni. Heqja dorë nga posti i drejtësisë, donte të thosh për njerëzit se i kam hyrë rrugës së interesit material. Unë s’kam nevojë për një gjë të tillë. Shqipëria ka hyrë në një fenomen anti-korrupsion, të cilin edhe ti, sikurse edhe Rama, nuk e kuptoke dot.
Fenomenet nuk komandohen, atyre je i detyruar t’u nënshtrohesh. Unë e kuptoj, ju nuk dëshironi një përplasje time me Ramën, se je tifoz, ndoshta. Është e pashmangshme. Dhe jo për fajin tim, por për “faj të fenomenit”. Shqiptaret po vuajnë paaftësinë e injorancës që i drejton. Por kjo nuk do të zgjasë. Këtu nuk ka ekzistencializëm, ka besueshmëri në opinionin publik dhe qartësi për qytetërimin.
Unë s’kam bërë marrëveshje për interes, por për shtetin. Askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë me një parti të madhe, sikurse unë e kam bërë dy herë me të dyja partitë e mëdha.
E para e bëri se donte të grabiste, për këtë tjetrën pritet ta shohim. Unë tjetër marrëveshje s’kam, se, personalisht nuk i kam këmbët në ujë dhe kurrë nuk mund të cedoj kundrejt abuzimit. Ne nuk njihemi bashke, dhe ti nuk e njeh familjen Ngjela, dhe më duket se dinjitetin e quan ekzistencializëm. Ekzistencializëm do të thotë që “ekzistenca përbën esencën”; kurse dinjitet do të thotë që esenca morale përcakton edhe ekzistencën. Qenkemi shumë larg me njëri- tjetrin, njëlloj si edhe me këta të famshmit abuzues të politikës shqiptare. Në këtë prizëm, pjesëmarrja ime në qeveri, siç m’u kërkua, nuk do të “plotësonte diversitetin”, siç thoni ju, por do të krijonte alibinë e korrupsionit. Një njeri rezistent, me akses në opinionin publik, e dominon një qeveri të korruptuar.
Nënshtrimi nuk është politikë, është nevojë për një post. Por nuk është as posti dhe as paraja primare: është krediti që ke ti në shoqërinë tënde kryesori. Kjo është arsyeja që, edhe këta që duan të prishin marrëveshjen me mua, kanë frikë. Cila votë? Vota është fushate elektorale, nuk është angazhim individual. Krediti i tremb qeveritë dhe jo vota që hidhet një herë në katër vjet. Nuk e prish dot Rama marrëveshjen me mua. Kot arsyeton ti në atë formë. Nëse do ta prishë, gjendja nuk do të jetë shumë e mirë për të sepse nuk do ta lejojë fenomeni. Unë kam në favor fenomenin dhe besimin që kanë shqiptarët te unë. Prandaj kjo është politika ime: nuk do të cedoj kurrë nga dinjiteti dhe angazhimi i moralshëm që kam përpara shoqërisë sime, të marre prej meje, jo tani, por që në një kohë që Rama vetë ishte vetëm nëntë vjeç.
E pra, ky nuk është ekzistencializëm, por dinjitet. Dhe në fund: dinjiteti është e vetmja liri interiore e individit, dhe unë kam fatin që ta kem. Por e kam arritur vetë, dhe me shumë mund madje”.
************
Rama i është lutur për një nga 3 ministritë e shtetit
Kanë qenë të shumtë ata që kanë pritur dje një dalje publike të Spartak Ngjelës. Personi më i lakuar për postin e Ministrit të Drejtësisë, në fakt nuk ishte në listën e kabinetit qeveritar. Burime të DITA thanë dje se Ngjela dhe Rama kanë qenë në komunikim intensive deri në orët e fundit para shpalljes publike të kabinetit. Madje, Ngjela ka qenë një ndër arsyet kryesore të shtyrjes së shpalljes së emrave të qeverisë së re. Këto emra ishin planifikuar të bëheshin publikë nga Rama fillimisht të martën në orën 19.00, dhe u shtynë për të mërkurën në orën 11.00 paradite.
Sipas disa burimeve afër Ngjelës, “ai e ka inatin me Metën” të cilin e konsideron si pengesën kryesore për mungesën e tij në kabinet. DITA kishte paralajmëruar disa ditë më parë që Ministria e Drejtësisë do t’i shkonte LSI-së.
Rama i ka dërguar lutje të shumta përgjithësisht telefonike që të pranonte një nga 3 postet e ministrave të shtetit. Por Ngjela ka refuzuar deri në fund. Në telefonin e tij, SMS-të e Ramës janë të panumërta.
Përgjigjet e Ramës për mungesën e Ngjelës
Zoti Rama, çfarë niveli përgjegjësie mendoni se do të ketë avokat Spartak Ngjela, njëri prej aleatëve tuaj?
Avokat Ngjela e ka marrë përgjegjësinë e tij kohë përpara ne të tjerëve, dhe ajo është një përgjegjësi e patjetërsueshme pavarësisht nga pozicioni, edhe pse me keqardhje them se nuk kemi rënë dakord për pozicionin.
Kishit një marrëveshje zoti Rama përpara zgjedhjeve që ai do të merrte një post ministror. Kjo është pohuar edhe nga ana juaj publikisht por edhe nga ana e zotit Ngjela. Ku shkoi kjo marrëveshje?
Është e vërtetë. I është propozuar, e ka refuzuar në të drejtën dhe lartësinë e reputacionit të tij.

Mendoj se kontributi i Avokatit eshte vleresuar seriozisht nga Rama, pasi ne fillim i eshte propozuar edhe qe te jete pjese e listes se sigurte te deputetve te PS ne Tirane dhe tani nje post ministri shteti – duke ditur qe asnje nga aleatet e tjere te PS nuk eshte i perfaqsuar ne rang Ministri. Me sa duket LSI blindoi Min. Drejtesise, ashtu sic hoqi Dritan Priftin nga lista Opozites. Mbase me vone krijohen hapsira perfaqsimi te tjera edhe per Ngjelen.
O se po mos mbajti qendrim ky avokati wesharak sdo flem gjume ne!
Parti me 7 vota
Zyr me 7 kurva
Histori me 7 parti
Qyfyre per 7 net te gjata dimri, meritat e avokatit gjysme te mencur gjysme budalla…
Po vec aspak politikan…
Me vjen per te qeshur sa here e shoh ne TV
Padyshim aktori me natyral i humorit plebishtar…
A ha haaa a haaaaaa ha ha ha haaaaaa!
Ngjela eshte nje personalitet i paatakueshem. Mendjemprehtesia e tij eshte e rralle dhe integriteti i tij nuk ka krahasim. Mjafton te kujtojme maredhenien me Berishen, kur ishte gati personi i dyte pas tij dhe ky i la te gjitha komoditetet dhe preferoi lirine te cilen nuk e gezojne dot akoma, Imamet, Pollot, Rulet e Tritanet. Per mua mungesa e tij ne kabinetin e ri eshte nje humbje e madhe ne peshe.Daljet e tij ne televizion jane gjithmone te mirepritura dhe ai shkelqen mes gjumendjellesve te ftuar. Une uroj qe Edi Rama ta trajtoje me kujdesin me te madh kete vlere te cmuar karakteriale.
Tironci,
Na e ke sulmuar ashper Avokatin!….
Nuk e di, por kam alergji per ata qe duane me çdo kusht te marrin post!…
Shoqeria ka plot mundesi ku ti te shpalosesh aftesit e tua!…
Avokat Ngjela duhet ta kuptoje se perkrahja ne politike eshte sasia e votave qe te jep Sovrani !
Eshte e vetmja mundesi qe te jep Populli kur kerkon nje post politik!
Nuk me pelqejne aspak pakenaqsit e Avokatit se nuk paska marre dot postin e ministrit te Drejtesise!
Aq me shume qe ky post nuk ka te beje me venien nen kontroll te pushtetit te gjykatave, por me probleme te tjera te politikes se qeverise ne fushen e drejtesise.
O Edo ,po si e le Takun n’ tako ! Po me vje keq vertet se e di qe nuk e kishe per zemer kte pun ti,, po ja qe haleanca ti ka mledh komet e spo ke mundsi me i vu “figurat” ashtu si duhet ! Me te thon te drejten keq me vje se e di qe ene ty te ka dhimt kjo pun,po mu mo shum po mvje keq se kokmodhi ska per te lon me majt burrni ! Keq i ke punet o Edo se kom fryk se “u bone prift e po t’hekin mjekren” ! Taku ishte tamon per minister drejtsie i her pri her sa ti vejte “gamorit samorin” po sqeka e thon ! Nejse mo, belqim jom gabim, se filxhonave su besoj e ju besoj syve tmi se ato nuk te rejn !…..Ishalla ja ve qeleshen tamom ksaj havaje se t’ka zon rrota bishtin ,se sje ka ata qi dorzohesh kollaj ti….
CUDI! Lexuesit e Temes, Dites, ResPublikes tani po i kthehen me sharje, tallje dhe ironi Rames dhe qeverise Rama. Po kaq shpej u merzitet me te, o idhetare te Rames? Po kaq mire beri Rama qe nuk ja dha ministrine e Drejtesise Ngjeles, aq keq veproi qe ja vari ne qafe LSI-se! Per te luftuar korrrrupsionin cakton LSI-ne! Ja vari ujkut melcite ne qafe! Sa per Ngjelen, eshte turp te diskutohej per Minister, cfaredo ministrie qofte ajo. Ai eshte nje megalloman, nje llafazan mburavec qe ka mesuar 5 citate permendesh dhe i permend ne cdo bisede a diskutim.Nuk e kuptoj se ku e ka moralin ky njeri te kerkoje post ministri?! Edhe premtimi i Rames per ta bere Minister Drejtesie, habiti te gjithe opinionin, por sic duket i thirri mendjes shpejt!
Edi hapi jot i pare, duke vdosur ministra ata qe odhen me Berishen deri ne 1 Prill 2013 tregon se keq do ta kesh me drtesine, ky eshte zhgenjimi i pare i elektoratit tte. Qofte i fundit,por kokmadhi ia banizap Berishes vetem me 4 deputete e ma ty kur sh ka 16 deputete.Ku i ke aleatet e tjere, pasi 5 minitrat e Metes jane qveria e vazhdimesise.
NGJELA, NASIPI APO EULEXI?
Kush variant do te ishte me i mire per Shqypnine dhe shqyptaret? Qe te rivendosej Drejtesia ne vendin tone dhe qe Demokracia dhe Liria e vertete te beheshin dicka te kapshme apo te prekshme ne vendin e shqyponjave?
Spartak Ngjela mesiguri nuk do te ishte i zgjedhuri i nastradinit, por edhe i shume te tjereve qe mendojne dhe gjykojne si ai. Pse keshtu? do te pyesnin shume vete njeheresh dhe mbase do te pergjigjeshin: “Ik pirdhu o nastradin!” Po ju a spjegoj menjehere. Avokati Ngjela ne radhe te pare donte te behesh Minister i Jashtezakonshem i Drejtesise pa pasur ithtare nga pas, qe me fjale me te thjeshta pa pasur elektorat. Ne radhe te dyte askush nuk e mesoi asnjehere programin e avokatit famoz te studiove akoma me famoze televizive. Si do te rivendoste ai Drejtesine ne vendin tone dhe si do te NDESHKONTE vrastaret, kusaret dhe hileqaret me pushtet? Kete nuk e ka bere te ditur Taku i Ngjelajve dhe nuk ka perse te zemerohet qe Edi Rama nuk e zgjodhi ne postin ministror qe donte ai. Sepse gjeja me kryesore qe duhet te kuptoje Taku i Ngjelajve se posti i ministrit fitohet me elektorat, qe do te thote me shume pune parazgjedhore dhe me shume faqe programi per rivendosjen e Drejtesise ne nje vend totalisht te korruptuar si Shqypnia.
Po Nasip Naco Prokurori? Ky na dallim nga Tak Ngjelen ka LSI-ne nga pas me elektorat te blere me LEKA dhe vende pune ne administrate. Nga ana tjeter LSI-ja ishte kampioni dhe maestro e rushfetit dhe korrupsionit qeveritar ne qeverine Berisha. Videoja e Dritan Priftit nuk le dyshime per kete gje. Vete Edi Rama e ka konfirmuar disa here ne TV. Vete Nasipi ka nje biografi mjaft te dyshimte si prokuror ne Durres si ajo e Spartak Brahos Prokurorit te Enver Hoxhes, tani avokati i Ilir Metes ne aferat e tij korruptive. Ky DORDOLEC i Ilir Metes jo vetem nuk ka deklaruar asnjehere qe do te NDESHKOJE Saliun dhe banden e tij, por ka qene pjese e bandes se tij ne zullumet e tij te vjedhjeve makaber te fondeve publike dhe pasurive kombetare. Kjo eshte sikur ne vitet 1930 ne SHBA te zgjidhnin per minister te Drejtesise Al Kaponen e Cikagos. Keshtu qe edhe Nasip Naco nuk eshte i perzgjedhur i nastradinit, por edhe i shume te tjereve qe mendojne dhe gjykojne si ai. Kush atehere?
EULEX-i!!! do te therrisnin njezeri shume simpatizante te kauzes per rivendosjen e Drejtesise ne Shqypni. Kete mund ta bejne vetem te huajt, se ne shqyptaret jena skizofrene dhe pallosha, sic i cileson Fatos Lubonja ne shkrimin e tij para do kohe. Pastaj Edi Rama gjithashtu po kerkon nje AUDIT famoz nderkombetar per te goditur me pambuk Saliun, pse mos ta beje te njejten gje me NDESHKIMIN ne fillim dhe me pas te mendoje per AUDITE famoze qe kerkojne shume LEKA? Gjithashtu Edi Rama po kerkon te veje ne dogana firma te huaja se doganieret pervec qe jane skizofrene dhe pallosha jane edhe te korruptuar dhe nuk fusin gje ne Arken e Shtetit. Atehere pse Edi Rama mos ta filloje RILINDJEN e tij duke rivendosur Drejtesine ne vendin tone me NDESHKIMIN e vrastareve, kusareve dhe hileqareve te Sali Berishes duke ftuar EULEX-in e Kosoves? Te pakten keshtu do te zbulohej e fshehta e Shtepise se Verdhe ne Burrel, sic u zbulua po nga EULEX-i Klinika Frankeshtajn MEDICUS ne qender te Prishtines per trafik ilegal organesh njerezore. Mirpo ne kete variat te nastradinit dhe te atyre qe mendojne dhe gjykojne si ai lind nje pyetje mjaft thelbesore:
CFARE DO TE DREJTOJE ATEHERE EDI KRYEMINISTRI?
edhe i vetem spartak ngjela ka bere aq opozite sa ps+te tjerat bashke.Rama po hyn ne kete ere te re me nje premtim te pa mbajtur.Askush nuk ka fituar nga akrobacite politike.Pa hyre ne ndertese Meta ty te mori kullen kryesore,ndersa ajo qe ti e quaje mori garancine e pandeshkueshmerise.NJE POET TE KA THENE :POPULLI TE DHA KERBAC,PERDORE!Mos do te perseris vargjet e Nolit per kerbacin?Spartak Ngjela eshte qytetari perballe shpellarit.eshte lincuesi i bllokut,perballe sherbyesit epergjuesit te bllokut,eshte Prometheu antikomunist perballe kameleonit te minutes s fundit, eshte qytetari i lire perballe ish skllavit te tiranise dhe tiranit skllav,eshte i ndershmi perballe hajdutit,eshte denoncuesi perballe vrasesitMeta ty do te perdore si tespie Stambolli.Maloku eshte posesiv dhe ndryshon nga Saliu vetem se ai eshte na vicitoli,ky nga verzhezha.Me shgenjeve!
Kam frike se Nasip Nacon e ka caktuar Saliu. Mungesa e Ngjeles do te ndihet shume shume. Gjithe ata qe shajne Spartakun, jane nga ata qe i trembeshin nervit qe do te sillte Ngjela ne qeverisje. Rama ka dy nota pakaluese: nje per thyerjen e beses dhe nje per eksperimentimin e tepruar.
Enveri fitoi me 200 petrita lule, Ngjela me 2 mije votues do te behet minister , aq kam une dashnore dhe nuk mora titull, cfare posti donte Taku i ngjeles kur Rama deklaroi qe mirrni nga 20 mije vota e te fitoni postin e ministrit.
Maxhoranca e re ka humbur liderin e fjales shpate dhe nje ideator te paarrire, per nje reforme thelbesore ne Drejtesi.Nasip Naco eshte nje dallkauk dhe pizeveng pazaresh i gjendur brenda ” Qostekut” te Sali kriminelit.Nasip Naco di te numuroje gjer ne shtate.Te tjeret i merr per Okada, si paret e korrupsionit, qe mblidhte si minister.
Imagjinoni te leshe Nasin Minister Drejtesi, nje polic gjyqsor i rendomte dhe fshatar i pagdhendur ne te gjitha drejtimet dhe Ngjelen referentminister per..marrdheniet e biellfi, te Nacos …me parlamentin.
jo more shqiptare jo, nuk behet ky vend me kokevedren, …me katundaret!
Rama i qeka lut Ngjeles! Qe ketu duket serioziteti i Rames… Koke e madhe Ngjela per tju lut. Dava sharlatani qe ka nderru gjysmat e partive te ketij veni.
Ne mora vesh 100% se c’fare tha avokati! Dy here e lexova. Do zoti, thashe me vete, nuk ka p!erdh nga mendja se gjynah. Me mire ta kem fajin vete.
Ketu nji dicka nuke shkone!kjo duket qarte,Meta ne sei trembet drejtesis eshte problem i tije.
Rama ne se mendon te qeveris me kompromise jo te mira gabon!shqiptaret presin shume,une kame besim teke Z.Rama dhe Z.Meta qe do dine te qeverin…………..
avukati ti shoh gjerat pak me me qetesi…ne funt te fundit eshte votusi ai qe te gjykon…votusi votoi per nje shprese..dhe avukati pati e mbeshtetjen e rames.. atehre pse su votua… vetem fjale jane pak …shume pak..per te mos thene hic..duhet te shkosh ne popull te njohesh hallet ..te djersitesh..e pastaj te presesh.. e megjithate respekti ju be …….
Kjo e tregon qarte se,Rama eshte i kapur nga LSI hajdutet,ai nk ben dot qeveri dhe nuk mund te luftoje dot korrupsionin gjigand per aq kohe sa; e nderron Ngjelen,dashnorin e antikorupsionit dhe apozitarizmit,te njerut te lire,njeriut vizionar etjere(jane pafund epitetet per te)me Hajduterine e ilir metes &co.Menduam ndryshe per ty Ramampor ndryshe po del,kjo ka vlere qe ne lidhjen e koalicionit me LSI e deri me tani.
Nasip Naco = Mon Kukaleshi
Avokat Ngjela eshte burre me integritet,inteligjent dhe i vecante. Ai i ka goditur dallkauket e te
gjithe pushteteve me pasterti. Por pastertia nuk pelqehet ne politikat kurva te ne keshtu qe
Ai nuk do jet kurre ne qeveri. Sa per ato qe nuk jane dakort me te, i them e keni nga zilia
e inferioriteti qe ju krijon kur e degjoni.
Intelektuali i mirëfilltë mbetet intelektual në të gjitha situatat. Ai nuk mund të tjetërsojë virtytet e tij për një kompromis politik. Z. Ngjela në deklarimet e tij të mësipërme, qëndron konform deklaratave të Z.Rama se …”Ne do ti gjejmë karrikes njeriun dhe jo njeriut një karrike”! Më duket shumë konsekuent në këtë pikë.
Nga ana tjetër, duke mos ditur asgjë mbi marrëveshjet para-zgjedhore, ne si qytetarë nuk jemi në gjëndje të gjykojmë nga jashtë, apo ti vëmë nota qeverisë. Kjo mbase do mbetet një nga pikat ku dëshira dhe kurioziteti ynë, do ti mbeten kohës.
Mbase e ka çuar ne mend ta beje PRESIDENT.E MERITON.Me teper na duhet per minister Drejtesie ,por si duket Edi ka qejf ngjyrat,eksperimentet ,shko ku them e dua une e jo ku mund ta bej si duhet detyren,keshtu u be edhe me kanditate per deputet shkoni ku sju njohin te merrni vota!!!!!