Avokati i babait që përdhunoi vajzën: Nuk më lë morali ta mbroj

Elton Tafaruci

Avokati i Fatos Gurakuqit – babait që përdhunoi të bijën e tij të mitur dhe që u provua fajtor nga ekspertiza – ka dhënë dorëheqjen nga mbrojtja. Avokati Arben Keta u shpreh nëpërmjet një deklarate se nuk do ta mbrojë më Fatos Gurakuqin për arsye personale.

I kontaktuar nga Gazeta shqiptare, Keta tha se pasi e mori çështjen, kishte biseduar me klientin dhe ai e kishte bindur që nuk e kishte kryer këtë veprim, por pas përgjigjes së analizës së AND-së, ai ka mbetur i shokuar. Avokati deklaroi se edhe pse ligji ia jep të drejtën ta mbrojë atë, nuk e lë morali, pasi është një veprim i pafalshëm.

Gjatë seancës së djeshme, prezente ka qënë edhe bashkëshortja e Gurakuqit dhe djali i saj 11-vjeçar, por që për shkak të moshës nuk u lejua të ndiqte seancën.

Edhe pse në një moshë të vogël, ai deklaroi se nuk kishte shkuar në shkollë sepse shokët e shanin, ndërsa për babanë u shpreh se “babai im nuk i bën këto gjëra”.

Fatos Gurakuqi u akuzua nga vajza e tij 15-vjeçare F.G. më 18 nëntor 2015.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *