Avokati i Doshit: Ja pse i duhet thënë jo arrestimit

Dita

Avokati i Tom Doshit, Vladimir Meçe, e ka cilësuar si të paligjshme kërkesën e prokurorisë për arrestimin e deputetit sepse sipas tij është cenuar parimi i barazisë para ligjit. Sipas avokatit në momentin që prokuroria mendoi ti ndërrojë statusin nga dëshmitar në të pandehur, duhej të njoftohej Tom Doshi.

“Duke iu kthyer rastit të deputetit Doshi ndodhemi përpara një kërkesë të nxituar të prokurorit e cila dihe ttë konsiderohet si arbitrare, deputeti ti janë mohuar të drejtat bazike. Kontrolli i banesës nuk ka baza të rregullta dhe të sinqerta. Kërkesa nuk lidhet me nje veper kriminale. Ka arsye për të dyshuar për një prapavijë politike të kësaj kërkese. Në relacion argumentohet se: Krahas rrezikshmërisë shoqërore hetimi i këtij rasti ka veprim specifik edhe për imazhin e institucioneve përballë institucioneve ndërkombëtare”, thekson Avokati i Doshit, Vladimir Meçe.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *