Avokati mbrojtës i Ramush Haradinajt, Ben emmerson, ka kërkuar që ish-prokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte, t’i kërkojë falje zotit Haradinaj dhe të gjithë kosovarëve për gabimet e rënda të gjykimit të këtij rasti”.
“Më në fund, Gjykata e Hagës vendosi drejtësi për Ramush Haradinaj dhe për popullin e Kosovës”, tha Emmerson, i cili shtoi se Haradinaj do të kthehet sonte në Prishtinë, ku do të rimarrë pozitat e tij si lider politik.