Rama: Ta harrojë Saliu se duke hedhur baltë mbi ne do t’ia hedhë popullit këtë herë

anazapta

Kreu i PS-së reagon për lirimin e babait të deputetit Saimir Tahiri. Rama shkruan në Tuiter se goditje të tilla të ulëta veç e nderojnë kreun e PS-së së Tiranës.

“Arrestojnë babain për të përbaltur të birin! Babai del i pafajshëm po këtyre çfarë u mbetet? Veç  turpi që s’dinë të ikin me nder nga pushteti. Saimir Tahiri është një djalë i shkëlqyer, një deputet i denjë, një drejtues dinjitoz për PS e Tiranës. Këto goditje të ulëta veç e nderojnë! Ta harrojnë se shtojnë baltën e hedhur ndaj nesh e do ia hedhin këtë herë popullit shqiptar! PD s’arrin dot 60 deputetë. Ruajeni këtë mesazh:)”, shkruan Rama. Më tej, duke komentuar mungesën e një përgjigjeje ndaj ftesës për debat që i ka bërë kryeministrit, Rama ironizon duke u shprehur se sukseset e qeverisë ia kalojnë edhe atyre të Anxhela Merkelit në Gjermani.

“Ah, nuk do debat? Po pse? Me gjithë këto suksese do kishte shtrirë përdhe edhe Anxhelën! Po s;ka faj, e di dhe ai që është fundi #Koha për të ikur”, shkruan ai.

 

Tahiri: U provua se sistemi i baltosjes së opozitës nuk funksionon

Deputeti socialist, Saimir Tahiri, ka reaguar publikisht pas lirimit nga gjykata të babait të tij. Në një konferencë shtypi, Tahiri tha se gjithçka ishte një inskenim i shëmtuar politik, por u provua se sistemi i baltosjes së opozitës nuk funksionon.

“Ishte inskenim politik i denjë për regjime policesek diktatoriale. Nuk habitem si im atë nga kontrabandist i ilaçeve sipas Saliut, u lirua nga gjykata. Kjo që po përpiqet të bëjë pushteti mafioz me familjen time më bën më të fortë dhe më të vendosur për të kërkuar drejtësi. E siguroj Berishën se unë me familjen dhe kolegët nuk përkulemi, por jemi të gatshëm të përballemi me këtë pushtet. Sot u provua se sistemi i baltosjes nuk funksionon dhe kjo është një shtysë për mua. Sali Berisha të mos e çojë nëpër mend se do të përkulemi unë, familja, kolegët apo qytetarët”, tha Tahiri.

Më tej, deputeti socialist u shpreh se me afrimin e zgjedhjeve, Berisha duhet të përgatitet për të dhënë llogari për familjen e tij dhe përfshirjen në afera korruptive.

“Po i vjen dita të japë llogari për familjen e tij, djalin dhe fabrikën e vdekjes në Gërdec; për vajzën dhe pasuritë e vëna me trafik tokash; për gruan dhe tenderat e bamirësisë me miliona euro, për ish-badigardin Kuliçaj; për djalin dhe shokun e djalit, sekserin Damir Fazlliç, Majlinda Bregun dhe lidhjet me Prudentinon etj. Askush të mos e çojë nëpër mend se ne do të heshtim, se pas 23 qershorit do të shpëtojnë pa dhënë llogari një më një për ato që kanë bërë. Unë nuk do të hesht për asnjë minutë, por do të vazhdoj të kërkoj e të shoh të realizohen idealet për të cilat unë sot jam në politikë”, tha Tahiri.

***

Avokati i Kuliçajt edhe në çështjen “Tahiri”

Në vazhdën e asaj që ka deklaruar deputeti socialist, një fakt tjetër, i cili bën të dyshosh se kemi të bëjmë me një inskenim politik për arrestimin e Bashkim Tahirit, është edhe fakti që një prej avokatëve të të arrestuarve është po ashtu avokat i Agron Kuliçajt.

Bëhet fjalë për avokatin Mirash Martini, i cili në një gjyq që është në proces mes Saimir Tahirit dhe Agron Kuliçaj është avokati i nëndrejtorit të policisë. Martini në seancën e sotme ishte avokat i Dritan Gjizës, i cili mori dhe masën më të rëndë duke u detyruar të jetë në “arrest shtëpie”.

 

Share This Article
6 Comments
  • O Sajmir, o Minister i Rendit Publik i mbas 23 Qershorit.

    Asgje nuk harrohet vella. Kryesoret e tipit Kulicaj e Burgaj do ikin vete nga zyrat e shtetit, por mjere ata minjte e vegjel ne Policine e Shtetit dhe Ministrine e Brendshme qe i kane sherbyer familjes cdo heqin. Do i nxjerrim me shkelma nga zyrat o Sajmir.

  • Mire o gusmarioti Tahiraj, por kij kujdes nese do te te mbeshtese Edi Rama, nese merrni pushtetin, apo do te beje kompromis per hir te pushtetit dhe ti del jashte loje.

  • Ne te Inteligenc Servisit te Saliut kemi marre keto masa ne prag fushate:
    -Po pergjojme te gjitha familjet socialiste çfare flasin,si mendojne,ku i bejne shpenzimet…si pjerdhin etj etj..
    Keto te gjitha çdo dite ja dergojme me posten sekrete Saliut qe ti kete si materjale per ti diskutuar kur ti jepet mundesia.
    -Kemi marre te gjitha masat qe te identifikojme armiqte dixhital si tek FaceBoku i Saliut por edhe tek anonimusit e gazetave “Tema” etj…
    Kemi nen kontroll te gjitha Internet Kafete se mos dikush kritikon Saliun,Familjen e tij apo te ashtuquqjturen qeveri…
    -Krahas jelekut anti-plumb kemi sugjeruar qe Sali te vesh edhe brek anti-plumb,por kemi hasur ne veshtiresi sepse duhen breke anti-plumb dhe anti-mut….Nuk prodhohen gjekundi…!?

  • O po ti je nje gomar dhe me ty Berisha e ka shum kollaj. Ashtu si Nano e kishte te lehte me Berishen, ashtu e ka Berisha te lehte me ty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *