Avokati i Popullit ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Transpareny International Albania, në kuadër të luftës kundër korrupsionit.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve, Avokati i Popullit, Igli Totozani, deklaroi se ky hap është me shumë rëndësi në luftën kundër korrupsionit në vend.
“E vlerësoj punën e Transparency International Ablania për korrupsionin. Kjo marrëveshje është me shumë rëndësi. Lufta ndaj korrupsionit është një luftë që duhet fituar”, tha Totozani.