“Qytetari shqiptar nuk mund të jetë përgjegjës dhe aq më tepër të pësojë penalitete për marrëveshje, apo kontrata të cilat zbatohen, apo nuk zbatohen dhe për të cilat qytetari nuk është palë dhe nuk ka firmosur” – Ky është reagimi i Avokatit të Popullit për situatën e rëndë të krijuar sot në gjithë vendin nga ndërprerja e furnizimit me energji të ujësjellësave. Totozani ka renditur në reagimin e tij edhe një seri aktesh ndërkombëtare që kanë të bëjnë me atë që quhet “e drejta për ujë”.
“E drejta për ujë është një vazhdim i të drejtës të jetës të afirmuar nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. Rezoluta GA- 10967 e Asamblesë të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e miratuar në 28 korrik të viti 2010 njeh aksesin në ujin e pijshëm dhe instalimet sanitare si një e drejtë e njeriut, Sipas kësaj rezolute të Asamblesë të Pergjithshme të Kombeve të Bashkuara e drejta për ujin konsiderohet si një e drejtë njerëzore universale dhe thelbësore – shton AP në deklaratën e tij mbi situatën e krijuar.
Pershendetje per avokatin e popullit Z.Igli Totozani.