Përdorimi i punonjësve të administratës në fushatë dhe presioni për votën, fenomene të denoncuara shpesh në media kohët e fundit, kanë më në fund një vend ku mund të denoncohet. Përmes një njoftimi për shtyp, institucioni i Avokatit të Popullit njoftoi sot të gjithë qytetarët mund të denoncojnë çdo lloj forme presioni që konstatojnë gjatë kësaj periudhe fushate në numrin e telefonit pa pagesë, i vënë në dispozicion për këtë qëllim. AP njofton se numri ku mund të denoncohen raste të tilla është 0800 11 11 (pa pagesë) nga telefonat fiksë, ndërsa të gjithë abonentët e telefonisë celulare mund të kontaktojnë në numrin 0689034648.
“Ju mund të drejtoheni tek institucioni i Avokatit të Popullit për të denoncuar:
– largimet nga puna me prapavijë politike
– detyrimin e nëpunësve të administratës publike për të marrë pjesë në fushatë
– detyrimin e nxënësve dhe fëmijëve për të marrë pjesë në mitingje elektorale
– çdo lloj forme presioni ndaj administratës publike si dhe ankesat në lidhje me mosofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve nga administrata publike, për t’i garantuar atij zbatimin e të drejtave dhe shërbimeve që rrjedhin nga Kushtetuta dhe ligjet.
Të nderuar qytetarë ju mund t’i denonconi këto shkelje
Në numrin 0800 11 11 – për telefonat fiksë
Në numrin 0689034648– për telefonat celularë”, thuhet në njoftim.

Edhe TOTO-RINO eshte si ata te pushtetit..biles ai burri qe iku ne 85 i lexonte ndonjehere ankesat e popullit..shkonte vete dhe i merrte neper zyra..ndersa ky avokati i popullit 0 nuk ka mundesi ti lexoje..por jua beson lektoreve qe te shpjegojne kushtetuten si mesuesi nxenesve..!TOTOHESHTJA..!