Avokati i Popullit u nis për një vizitë zyrtare në Itali me ftesë të Koordinatores Kombëtare të Mbrojtësve Civile të Italisë, Laura Franchini. Sikurse dihet në Itali nuk ka një Avokat Popullit për gjithë vendin, por ka Mbrojtës Civil për çdo rajon. Avokati i Popullot, Igli Totozani është ftuar të marri pjesë në takimin Kombëtar të Mbrojtësve Civilë, i cili do të mbahet sot, në datën 18 nëntor 2013, në Romë. Gjatë qëndrimit në Itali, Avokati i Popullit do zhvillojë takime me gjithë Mbrojtësit Civile të Italisë, me të cilët do diskutojë mbi mundësinë e shfrytëzimit të këtyre institucioneve nga ana e emigrantëve shqiptarë. Një takim të veçantë Totozani do e zhvillojë me Ministrin Fuqiplotë, Drejtor për Ballkanin, z. Carlo Lo Cascio. Si pjesë dhe strategji të punës së tij, Avokati i Popullit ka përpjekjet për të nxitur bashkëpunimin me homologët në vendet ku jetojnë shumë qytetarë shqiptarë.

PERSERI KY SHARLATAN SHPERDORUES I PARAVE TONA
Nuk ekziston ne Itali “Sherbimi Civik (dhe jo Civil) Kombetar. Ai eshte parashikuar vetem ne nivele te komunave e nuk ka te beje fare me proçeset penale apo civile, por vetem me shkeljet administrative apo keq-qendrimin e zyrtareve ndaj publikut si dhe ne mbrojtjen e konsumatoreve pjeserisht sepse edhe kete rol e luajne shoqatat e mbrojtjes se konsumatoreve qe jane private.
Sherbimi Civik apo popullor është parashikuar nga artikulli nr. 8 i Ligjit të 8 qershor 1990 n. 142 vetëm në nivelet komunale dhe provinciale, nga ligjet 59 dhe 127 të vitit 1997 (të ashtuquajturat ligjet Bassanini), Dekreti legjislativ 267/2000, Ligji 241/1990 dhe Ligji 104/1992.
Teresia e ketyre ligjeve ka gjetur aplikim vetem ne pak komuna e provinca italiane, legjislacioni i kohëve të fundit mbi disiplinën buxhetore, megjithatë, ka shfuqizuar zyrën e Mbrojtesit Civik ne zyrat e komunave italiane.
Tentativave mashtruese e te deshperuara te kesaj njolle te ndyre te quajtur Igli Totozani, qe vazhdon te shperdoroje parate tona, qeveria e Edi Kristaq Rames duhet ti jape fund.