Avokati i Ramës, kush është Matthias Prinz

Bora Basholli

Një lëvizje e paralajmëruar që me datë 17 qershor nga kryeministri Edi Rama, për gazetarin gjerman të “Bild”, Peter Tiede i cili publikoi audio-përgjimet për shitblerje votash në gazetën BILD.

Kryeministri Rama me një status në rrjetin social njoftoi sot se sapo i ka dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për të nisur procesin gjyqësor mbi publikimet e Bild!

Kush është avokati gjerman Matthias Prinz?

Matthias Prinz është një avokatë i njohur i mediave në Gjermani dhe në qytetin e tij në Hamburg. Ai është i preferuari i artistëve të famshëm, shkruan Ballkanweb.

Sipas Manager Magazin klientët e tij janë nga biznesi, por edhe të famshëm dhe fisnikë, apo aristokratë.

Në biografinë e tij zyrtare në website-in e studios ligjore Prof. Matthias Prinz ka studiuar në universitetin e Hamburgut e më pas në Harvard. Ai ka punuar avokat në New York nga vitin 1984 e më pas rikthehet për të punuar në Hamburg një vit më vonë.

Prof. Prinz ka ndikuar shumë sa i takon hartimit të ligjeve të medias dhe ka mbrojtur edhe raste të cilësuara historike në në Gjykatën Federale të Drejtësisë, në Gjykatën Kushtetuese federale gjermane si dhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Që nga viti 1997 ai jep mësim në disa universitete të ndryshme. Është profesor i nderuar në FU Berlin që nga viti 2006 dhe bashkëthemelues i Berlin Media Professional School.
Gazetarët në Gjermani si dhe në qytetin e tij në Hamburg e kanë halë në sy. Media Welt shkruan në një artikull të viti 2016 se konsiderohet i vështirë për tu mposhtur dhe shpesh cilësohet si armik i shtypit të lirë.

“Përkundrazi, jam kundër gazetarisë së keqe. Jam kundër historive të sajuara. Artikujt e sajuar nuk kanë lidhje me gazetarinë, njerëzit e humbasin besimin tek media” shprehet ai gjatë një interviste në WELT.

Një kuriozitet tjetër është se avokati i njohur 62 vjeçar ka shkruar artikuj pikërisht në gazetën BILD në fillim të viteve 1980. Ai kishte një faqe ku shkruante për qytetin e Hamburgut.

b.b/dita

Share This Article
9 Comments
  • hahaha, nje fisnik per te mbrojtur nje halabak komunist e drogaxhi si rama. po cila ishte akuza???

  • Çudi, me kete kryeministrin tone ; kur u muar vesh qe Arta MArku donte te nxirrte nje ligj per ndalimin e publikimit nga ana e gazetareve te materialeve qe jane ende nen hetim, Edi Rama ne nje televizion, nuk me kujtohet se ku, e quajti kete nje budallallek. Sepse i duhej per konsum, natyrisht. Ndersa tani, kerkon qe kete gje ta beje ne Gjermani, sikur ky vend te jete pak me shume budalla se Shqiperia jàone. Por, per konsum, natyrisht.
    E fundit, nese eshte nje avokat kaq i madh, sigurisht qe duhet te jete edhe i shtrenjte. Me se e paguan Rama ? Apo me fondin rezerve te Qeverise ?

  • shumë korrekt qëndrimi i Kryeministrit ,duhet zbardhur faqja ,dhe ndëshkuar rëndë gazetarët e kazanit apo porositësit që sajojnë shpifje..

  • Sa ju djeg bytha o trimat e sali kriminelit o llumi i shoqerise qe injoranca do ju shoqeroje deri sa ta lini kete toke

  • He mo.vlora….(artan)..
    Edhe gjermanin e njohke,pa kryeministrin e dime qe e ke bere fertele me ate nivelin tend kulturor (nen zero).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *