Avokati i Shqipërisë, Antonio Rigozzi ka qenë i pari që ka dhënë lajmin marrjen e 3 pikëve nga ana e Shqipërisë. “Sot nuk do të punoj”, – mësohet t’i ketë shkruar kreut të FSHF-së, Armando Duka.
45-vjeçari, Rigozzi është arsimuar në Zvicër dhe Harvard. Ai është një nga personat që e meritoi më shumë triumfin e Shqipërisë. Videot, faktet dhe dokumentet kanë qenë provat që ka paraqitur para CAS-it.
“Prova, akte eksperimentimi dhe gjej rastin të falënderoj studion zvicerane, profesor Rigozzin, sepse ishte një mbrojtje e shkëlqyer. Studio që na mbrojti ishte ajo zvicerane “Levy Kaufmann-Kohler që u përfaqësua nga profesor Rigozzi” – tha Duka.
Rigozzi ka qenë pjesëmarrës në më shumë se 60 çështje të arbitrazhit dhe është kryetar i Gjykatës së Arbitrazhit për Atletikë në Zvicër. Ai po ashtu jep mësim edhe në Universitetin e Nojshtalit në Zvicër. /Express/

Bravo,respekte
Mirnjohje avokatit te nderuar zotit Rigozzi e trupes gjykuese te Lozanes ! Nder edhe per triunfin e vendosjen e dinjitetit te Drejtesise .
Respekt avokatit italo-zviceran…W l’ITALIA
Zoti te bekofte. Nje bravo gjigande dhe urimet me te perzemerta zoti avokat.