“I thashë s’po më pëlqen, ik”, avokati zbulon bisedën me Sajmir Tahirin përpara dënimit, gazetari: “I kishin dhënë garanci”

Amelda Amelda

 

Avokati i Saimir Tahirit, Maksim Haxhiaj, ka rrëfyer bisedën e tij private me ish-ministrin e Brendshëm para marrjes së vendimit për dënimin e tij me burg.

Duke folur në emisionin “Opinion” ai shprehet se i kishte thënë ish-ministrit të shkonte në shtëpi për t’i përgatitur për vendimin, pasi lëvizjet e pazakontë të bënin të kuptoje se ishte marrë një vendim.

Haxhiaj: I thashë Samir po shoh që këta kanë një organizim të veçantë dhe lëvizje të veçanta dhe persona që s’janë të zakonshëm në vendimmarrje, prandaj ka një gjë në qoftë se do të ikësh, të marrësh masat të ikësh në shtëpi të përgatitesh mund të shkosh. Më tha jam përgatitur me kohë që kur nisa luftën. Unë i thashë ik në shtëpi që të përgatitësh ata të shtëpisë.

Kurse gazetari Artan Hoxha thotë se sipas informacioneve të tij, Tahirit i kishin dhënë garanci që nuk do shkonte në burg.

“Tani është në kontroll 24 orë. Detyra e tij është të dalë gjallë nga burgu. Nuk mund të flasë nga burgu për gjëra që nuk i foli kur ishte jashtë. Sot Saimir Tahiri është njeri i dënuar. Pasi të mbijetojë në burg mund të bëjë llogaritë nëse ia vlen të bëjë një betejë apo jo. Tahiri ka prova dhe fakte sensitive por kjo vlente pa shkuar në burg. Tahiri nuk e mendonte kurrë se mund të arrestohej”, tha Hoxha.

Duke kujtuar deklaratën e avokatit Maks Haxhia, Hoxha tha se Tahiri ishte veshur hollë natën e arrestimit pasi kishte sigurinë që nuk do përfundonte pas hekurave.

“Avokati tha se politikanët duhet të vishen trashë por vetë Tahiri ishte veshur hollë pasi nuk e kishte menduar se do shkonte në burg, deklaroi Artan Hoxha

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Aq sa pyeste Enver Hoxha avokatet borgjeze,aq do ju pyes SPAKU,juve or Maks!
    Po shih mos te vijne ne zyre Saliu,Meta,Rama,se do kesh pune shume.

  • O Leone,denimi i Saimirit eshte mburoje per politikanet e tjere e ti thote Europes se ne e denojme “korrupsionin” Denimi eshte thjesht per te thene se “Reforma ne Dreqesi” po funksionon.Sa per avokatet ,dihet qe jane si parate,skane ngjyre vec interesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *