Komisioneri i BE për migrimin Dimitris Avramopoulos gjatë konferenës me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, që u mbajt sot në Tiranë foli edhe për Kosovën. Ai vlerësoi punën e bërë nga shteti i Kosovës, por kërkoi nga autoritetet që të përshpejtojnë përpjekjet, ndërsa bëri me dije se së shpejti do të shkojë në Kosovë.
“Kosova duhet të përmbushë disa standard dhe ne i bëjmë thirrje autoriteteve që të përshpejtojnë përpjekjet. Për ne situata në Kosovë është një situatë e rëndësishme. Ne e kuptojmë që Kosova dëshiron të shohë rezultate të prekshme sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne kurrë nuk kemi dërguar sinjale negative. Jemi përpjekur të ndihmojmë Kosovën në përpjekje qe ka ndërmarrë për ti përmbushur kërkesat. Unë synoj që të shkoj shumë shpejt në Kosovë. Dëshiroj të ndihmoj, por dëshiroj që edhe të më ndihmojnë”- tha Avramopoulos. /H.M/ Dita

keta burokratet e europes po tallin bythen, keta vemje te peshtira