Ministri i Jashtëm grek, Avramopulos, ka anuluar vizitën e parashikuar në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Duket se vizita është anuluar në momentin e fundit, pasi vetë numri një i diplomacisë greke e kishte konfirmuar ardhjen përmes një telefonate me homologun e tij, Panariti, dy javë më parë. Shkak për anulimin e vizitës të jenë bërë deklaratat e Berishës për bashkim kombëtar.
Sipas një deklarate të shpërndarë nga Ministria e Jashtme greke, ky vendim është shprehje e “pakënaqësisë ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar me rastin e festimit të sotëm të përvjetorit të njëqindtë të pavarësisë së Shqipërisë. “Deklaratat të tilla nuk kontribuojnë në krijimin e një klime miqësie, besimi dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, mes dy vendeve, si dhe për zhvillimin e nismave të përbashkëta në fusha me interes të përbashkët, si në sektorin politik, ekonomik dhe energjetik”, thuhet në komunikatën e shpërndarë nga Ministria e Jashtme greke.
Duket se ajo çka ka shkaktuar anulimin e vizitës ka qenë pikërisht përmendja e Prevezës gjatë fjalimit të Berishës në Vlorë ditën e djeshme. Ja një pjesë nga fjalimi:
“… Vlorës, qytetarëve të saj, Ismail Qemal Vlorës e burrave të tjerë të kombit, që shpallën në këtë qytet të përjetshëm, në 28 nëntor të vitit 1912, pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e Shqipërisë etnike, Shqipërisë së të gjitha trojeve shqiptare nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë. Nder përjetë babait të pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemal Vlorës, burrave që firmosën aktin e pavarësisë, qytetarëve të Vlorës e të mbarë Shqipërisë! Gëzuar 100-vjetorin!”.
Në një prononcim për mediat, zëdhënësja e Kryeministrisë e cilësoi deklaratën e Berishës si një referim ndaj kontekstit historik të 100 viteve më parë dhe që nuk shpreh asnjë pretendim territorial ndaj fqinjëve tanë të jugut, veriut apo lindjes.
Ndërkohë, pak pas sqarimit të zëdhënëses së Kryeministrisë ka mbërritur edhe reagimi i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila gjen rastin të kërkojë zgjidhjen e çështjes çame.
“Ministri i Jashtëm grek nuk duhet të trembet nga ndjenjat e pastra të patriotizmit shqiptar dhe aq më pak nga çështjet e drejta të kombit tonë, si çështja çame, të cilat janë nëpërkëmbur padrejtësisht nga shteti grek. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje qeverisë greke, t’i japë zgjidhje sa më shpejt çështjes çame, e cila është e vetmja çështje që pengon marrëdhëniet shqiptaro-greke. Për aq sa qeveria greke tenton të mbulojë diellin me shoshë, marrëdhëniet shqiptaro-greke nuk mund të gjejnë përmirësim. Shqipëria u shpall e pavarur nga Preveza në Mollë të Kuqe! Ministri i Jashtëm grek në vend të tentojë të shtrembërojë historinë, duke krijuar incidente false, duhet të kontribuojë që të gjendet rruga e përbashkët e zgjidhjes së çështjes çame”, thuhet në deklaratën e PDIU-së.
ANSA: Berisha luan me kartën e Shqipërisë së madhe
Deklarata e Berishës për bashkim kombëtar u komentua sot edhe nga agjencia italiane e lajmeve, ANSA. “Ne të gjithë, përfaqësues nga të gjitha territoret etnike shqiptare do përkushtohemi për të bërë realitet idealin për të cilin martiret tanë kanë luftuar për një shekull të tërë, atë të një kombi shqiptar të bashkuar”, citon ANSA kryeministrin Berisha, i cili më pas shtoi se “ëndrra e bashkimit kombëtar do të bëhet së shpejti realitet në BE”.
Në analizën e saj ANSA nënvizon se “kjo rishfaqje e nacionalizmit, më shumë se sa me një projekt real, lidhet me çështje të brendshme. Më zgjedhjet që pritet të jenë të ashpra dhe të ngushta, kryeministri Berisha po shfrytëzon çdo shfaqje publike për të fituar pikë popullariteti përballë rivalit të opozitës, Edi Ramës, me të cilin nuk ka mundur të qëndrojë përkrah as me rastin e këtyre ceremonive zyrtare”.
Puuu,c’ja ka fut friken Shpetim Cami ketij Avramos.Bravo Pdiuhu.Neser i keni gati pronat ne Cameri. Ore b,,,q,,,re,atij grekut ti plase koka,se nuk ka byth me e kru,por sot ne kemi vetem 1500 ushtare,sakate e barkderra.A i pe ne paraden ushtarake te Sali Enver Berishes??? A e pe si fryhej ne tribune Flamut Noka??? O zot c’fare qeverie karikature.Puthja bythen Malokut qe i fali detin mikut tuaj grek ore came.Incidenti i sotem ishte me ju hedh hi syve te shqiptareve.Ti dhe Saliu keni flamur vetem paren.