Avramopulos viziton kampin e refugjatëve në Idomeni

Dita

Një delegacion i kryesuar nga eurokomisioneri për Shtetësinë, Migrimin dhe Punët e Brendshme të BE-së, Dhimitris Avramopulos dhe ministri grek i Emigracionit, Joanis Muzalas vizituan sot kampin e refugjatëve në Idomeni, pranë kufirit greko-maqedonas.

Delegacioni vizitoi çadrat e ngritura nga institucionet e ndryshme ndërkombëtare si edhe mori informacione për gjendjen e krijuar në kamp.

Ndërkohë pas vizitës kryesuesit e delegacionit zhvilluan edhe një konferencë të përbashkët shtypi.

Në fjalën e tij, Avramopulos tha se ndodhej aty për të dhënë mesazhin se Evropa që prej fillimit të krizës ndodhet aty dhe se ata do të vazhdojnë të ndihmojnë këta njerëz që jetojnë në kushte të jashtëzakonshme.

”Të gjitha vlerat tona janë në rrezik. Europa duhet të vërë në veprim sa më parë projektet që ka për zgjidhjen e këtij problemi”, deklaroi Avramopulos.

”Refugjatët duhet të përdorin rrugët ligjore për të arritur synimet e tyre. Në të kundërtën ata rrezikojnë të bien pre e abuzimeve të trafikantëve të qenieve njerëzore”, theksoi ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *