Axhenda e ditës së hënë, nga Kodi Zgjedhor tek emrat e rinj për Drejtuesit e KQZ-së

time

Ashtu siç është përcaktuar, e hëna do të jetë dita që do të mbahet seanca plenare e Kuvendit.

Në këtë seancë parashikohet të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, një prej çështjeve shumë të diskutuara prej muajsh.

Ndërkohë, ende nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët me opozitën jashtëparlamentare. Gjithashtu, në këtë seancë do të miratohen edhe emra e kandidatëve për drejtuesit e organeve drejtuese të reja në KQZ, në kuadër kjo të zgjedhjeve të 25 prillit.

Duhet kujtuar se ndryshimet në Kodin Zgjedhor ishin parashikuar që të miratoheshin në 31 shtator, por ky afat u shty.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *