Axhenda e Kategorisë Superiore, ja kur do luhet java e 23-të

Ornela

Sfida me Flamurtarit dhe Luftëtarit që do të zhvillohet në orën 17:00, në qytetin e Vlorës, do të mbyllë javën e 22-të të Kategorisë Superiore.

Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit, ka bërë publike ditën e sotme, edhe axhendën për javën e 23-të, e cila do të zhvillohet në 2 ditë, të dielën dhe të hënën.

Ditën e diel, do të zhvillohen 3 takime, Skënderbeu-Laçi dhe Lushnja-Kukësi do të startojnë në orën 14:00, ndërsa Teuta-Partizani, do të zhvillohet në 17:00, në dritat e prozhektorëve.

Ndërsa ditën e hënë janë programuar të luhen 2 sfida. Në orën 14:00, Luftëtari-Kamza, ndërsa në orën 17:00, Vllaznia-Flamurtari.

Java 23

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 23

E diel, më 4 mars

Lushnja-Kukësi 14:00

Skënderbeu-Laçi 14:00

Teuta-Partizani  17:00

E hënë, më 5 mars

Luftëtari-Kamza 14:00

Vllaznia-Flamurtari 17:00

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *