Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka miratuar rendin e ditës të seancës parlamentare të ditës së enjte, gjatë së cilës do të diskutohen 3 projektligje dhe 6 projektvendime të reja e të mbartura.
Ndër projektligjet më të rëndësishme, pritet të diskutohet dhe miratohet ai mbi disa ndryshime në funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar. Ky këshill do t’i kalojë si kompentencë ministres së shtetit për Sipërmarrjen, e cila ka paralajmëruar edhe një riorganizim të tijin si një forum diskutimi.
Deputetët e Kuvendit pritet gjithashtu të ratifikojnë marrëveshjen e grantit mes qeverisë dhe BERZH për projektin e hekurudhës Durrës-Tiranë-Rinas, si dhe vlerësimin financiar të të gjithë rrjetit hekurudhor në vend.
Po ashtu në sallën e parlamentit do të vazhdojnë diskutimet mbi listat e kandidatëve për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Të mbartura nga seancat e kaluara janë plot 4 projektvendime, të cilët kanë të bëjmë me emërimin e Idlir Gjatës në Bordin e AMF, për zgjedhjen e dy anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës, si edhe për propozimin e kandidatëve për kryetar dhe anëtar të KPP.
Gjithashtu në krye të rendit të ditës, pas betimit të deputetëve të rinj, do të votohet edhe për shtimin e ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës në kalendarin e festave zyrtare.

Po c’eshte ky “grant” qe perdorni? Thua shqipja s’ka fjale te pershtatshme per te shprehur “ndihmen financiare” qe jep shteti. A keni qellim te informoni lexuesin apo te shisni mender por… qe dini gjuhe te huaj