Miratohet programi i punimeve në Kuvendin e Shqipërisë, për periudhën 18 shtator-13 tetor 2017.
Ky program është miratuar me mirëkuptim në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të datës 14 shtator dhe njoftuar në seancë plenare.
Në këtë program shihet se mes listës së ligjeve që do të miratojë Kuvendi deri në 13 tetor është edhe Dekreti nr. 9765, datë 14.10.2016 i ish-Presidentit Bujar Nishani “Për kthimin e ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”.
Në muajin dhjetor të 2016-ës në kohën kur ishte president, Bujar Nishani vendosi të rikthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për importimin e plehrave. Nishani arsyetoi se ligji ishte në kundërshtim me direktivat e Komisionit Europian.
Kliko Programin: PROGRAMI I PUNIMEVE TE KUVENDIT

Po per ligjin e plehrave perse nuk paskeni shkruar o shoke te partise? Me sa duket juve ju pelqen kur ju helmon partia , mjafton te jete e krahut tuaj.
Po per ligjin e plehrave perse nuk paskeni shkruar me gjere o shoke te partise? Me sa duket juve ju pelqen kur ju helmon partia , mjafton te jete e krahut tuaj. E kane zbukuruar edhe paraqitjen e ligjit per ta bere sa me te bukur fasaden e paketes se helmit.