Kryeministri i vendit, Edi Rama këtë fundjavë do të mbledhë qeverinë në Kukës. Burime nga mediat shkruajnë se kryeministri dhe ministrat do të kenë takime me qytetarët, inspektime në doganë, spitale dhe institucione të tjerë, ndërsa do të ketë një aktivitet edhe për anëtarësimet e reja dhe bashkëqeverisjen.
Në përfundim të mbledhjes kryeministri Rama pritet që të zbardhë edhe vendimet e marra në qarkun e Kukësit.
Axhenda e qeverisë në Kukës
E Premte 26 Tetor
8:00 Nisja nga Tirana
11:00 Eventi i 100 fshatrave në Shishtavec
12:30 Dreka në Novoselë
15:00 Inspektim i punimeve për ndërtimin e dy urave nga ARRSH në rrugën Kukës-Morinë
15:30 Inspektim i Pikës Doganore të Morinës – pikë e përbashkët me Kosovën
16:30 E gjithë Vemendja për ju – Anëtarësime të reja – të rinjtë e qarkut (Pallati i Kulturës)
18:00 Festë me të rinjtë (rreth 200 të rinj-të gjithë ministrat dhe zv.ministrat)
19:30 Darka
E Shtunë 27 Tetor
9:00 Vizitë në një shtëpi që do të rindërtohet
10:00 Inspektim i investimeve në Spitalin rajonal të Kukësit, reparti i Mamografise
11:00 Takim me gratë dhe vajzat e Kukësit për nismën e mbylljes së basteve
12:00 Mbledhja e Qeverisë (Pallati i Kulturës-të gjithë)
13:00 Dreka
14:30 Nisja për në Has
15:00 Eventi i Bashkëqeverisjes në Has dhe llogaridhënia në nivel lokal
16:00 Kthim në Tiranë
l.h/ dita

Bravo Enver djali,
Gju me gju me popullin
Uaau! Aliene qe leviskan me shpejtesine e drites dhe i mbarojne te gjitha tak-fak!
Po ne Tropoje si pjese e Qarkut ka ndonje axhende, apo….here tjeter.Mendoj vertete qe Qeveria duhet te ulet konkretisht edhe ne ate zone me plot halle…
Mungon ne program ku dhe me ke do te flene.