AXHENDA: Vjosa Osmani merr sot detyrën e Presidentes, ja si do të zhvillohet ceremonia

J L

Vjosa Osmani, merr zyrtarisht sot detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, pa ceremoni shtetërore. Kjo për shkak të situatës aktuale me pandeminë e COVID-19.

Mësohet se ditën e sotme do të organizohen një sërë aktivitetesh, për pranimin e detyrës së re të Presidentes së republikës së Kosovës të cilat do të jenë të përshtatura në zbatim të rregullave të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve  në Kosovë.

Në axhendën e publikuar, Presidentja Osmani do të bëj homazhe te varri i Ibrahim Rrugovës dhe Adem Jasharit.

Axhenda e vendosur:

CEREMONIA E PRANIMIT TË DETYRËS SË PRESIDENTES SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Për shkak të situatës aktuale me pandeminë COVID-19 nuk do të organizohet një Ceremoni e Inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës. Mirëpo, do të organizohen një sërë aktivitetesh për ta shënuar pranimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe të cilat janë përshtatur me rrethanat.

Në vijim ju prezantojmë agjendën zyrtare të organizuar me këtë rast:

AGJENDA (6 PRILL 2021)

 

10:00

Arritja e Presidentes së Repubikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu. Lokacioni: Përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova)

 

10:00 – 11:00

Ceremonia e revistës së trupave të Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës

 

11:00 – 11:30

Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ekipin e xhudistëve kampionë.Lokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101

 

11:30 – 12:00

Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim nxënësit e Institutit ATOMI. Lokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101

 

12:45

Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, viziton Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë.Lokacioni: Salla “1 Tetori”, Prishtinë

 

13:15

Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova. Lokacioni: Varri i Presidentit Ibrahim Rugova, Velani, Prishtinë

 

13:30

Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës. Lokacioni: Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova)

 

13:40

Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Monumenti “Heroinat”. Lokacioni: Sheshi i heroinave, Prishtinë

 

14:30

Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Lokacioni: Prekaz, Skenderaj

 

17:00

Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralët e FSK-së. Lokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101

 

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • kjo listë do të publikohet vetëm për herën e parë,apo do na çani trapin çdo ditë me LOKACIONIN e presidentes??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *