Azbi Kasaj, kandidati i Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH) për qarkun e Gjirokastrës, i njohur katër vite më parë për deklaratën e tij “Ai që nuk voton mua i daltë kanceri mu në grykë”, ka lëshuar sërish një tjetër deklaratë “bombë” në televizionin lokal AOS, raporton programi Za-Lart për denoncimin e incidenteve elektorale.
“Ata që s’më japin votën u bëfshin qen e mace e bredhshin nëpër koshat e plehrave”, ka mallkuar Kasaj kësaj here.
Politikani Kasaj është bërë i famshëm vetëm për shkak të mallkimeve popullore që hedh mbi njerëzit që i mendon si jo mbështetës të tij.
