“Azdraku” Flamur Noka

redaktor

Ndërsa kaloja përballë Kryesisë së Kuvendit, u shkëmbeva me deputetin e PD, “doktor” Flamur Nokën. Ende pa bërë as dy hapa nga shkëputja prej tij, dëgjova dikë që foli me zë të lartë: “O azdrak, o azdrak”! Më bëri përshtypje ky “emër” dhe ndala e ktheva kokën. Deputet Muli, kishte qëndruar përpara portës së kryesisë së Kuvendit dhe po ia bënte me dorë dikujt, të afrohej. Një burrë rreth të dyzetave, vrapoi drejt “doktor” Nokës. U takua me të. Pas shtrëngimit të duarve, ai ra shpatullave Mulit dhe i tha, saktësisht kështu: – “Po ku je ore azdrak i poshtër, na hupe fare, nuk po na i kthen më vetllat neve që të dhamë votat, po mos harro se allahi është i madh, do vijnë prapë votat”!

Nga fjala “azdrak”, kuptova se personi që u takua me Mulin, ishte ai që kishte thirrur me zë të lartë dhe u kuptua, që me këtë “emër” kishte thirrur atë. Pas komunikimit të parë duke e quajtur sërish me emrin “azdrak”, me sa dukej i venë në siklet mes atij mjedisi gazetarësh e qytetarësh që ndodheshin në hyrje të kuvendit, “doktor” Muli e tërhoqi për krahu personin që e thirri “azdrak” dhe shkoi e u fut bashkë me të, nën hijen e pemëve në trotuarin përballë. Aty, “doktor” Muli, nisi të bisedonte me të, duke bërë gjeste proteste me “këmbë e më duar”.

Kurioziteti lidhur me fjalën “azdrak”, më nxiti të qëndroj aty, në pritje të personit që u takua me “doktor” Mulin, për ta. Pas shpjegimit që më bëri e pyeta: – Dua të di, përse e thirre Flamurin me emrin “azdrak”, mos e ka emër përkedhelie nga fëmijëria, apo e keni si përshëndetje, nga zona juaj?

Po citoj pa asnjë ndryshim, shpjegimin që më bëri kuksiani: – “Muli nuk e ka emër fëmijërie dhe nuk e kemi si përshëndetje të zonës fjalën “azdrak”. Atë e përdorim për tipa si Muli. Kuksiançe, “azdrak” do të thotë njeri pa dinjitet, pa norma, pa edukatë, katundar i trashë e I keq, pa burrëri, që kapardisen kot e futin hundët kudo, që bëjnë si trima, që puthin edhe prapanicën kur tremben e kur kanë hall. Me fjalën “azdrak”, etiketohen njerëzit e pa besë, kapadainjtë, ata që nuk kanë “dy fara mend në kokë”, ata që të “hanë bukën e të përmbysin kupën”. Troç, ne quajmë “azdrak”, njerëzit pa “dinë e pa iman”. Ne kuksianët, tipat si Muli i quajmë “azdrak” në kuptimin keqësues, shpërfillës e tallës të fjalës, ndaj e thirra Mulin ashtu dhe ai e ktheu kokën menjëherë sa dëgjoi këtë epitet, mbasi e pranon edhe vetë që është “azdrak”. Kështu e thërrasin, gjithë kuksianët!

 

Email nga adresa

[email protected]

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *