Azilkëkruesit, sërish mollë sherri në Gjermani. CSU: S’ka shans për shqiptarët

anazapta

Nё debatin pёr refugjatёt nga Ballkani Perёndimor politikanёt e partisё socialdemokrate (SPD) dhe ekologjistёt tёrheqin vёmendjen, qё ҫёshtja tё diskutohet nё mёnyrё konstruktive.

E ngarkuara e qeverisё federale pёr migracionin, Aydan Özoguz (SPD) i bёri thirrje partisё kristinsociale (CSU), qё tё heqё dorё nga nxitja e frymёs kundёr refugjatёve.

Nё sfondin e rritjes sё vazhdueshme tё numrit tё refugjatёve nga vendet e Ballkanit Perёndimor kryeministri i Bavarisё Horst Seehofer (CSU) u shpreh se po “abuzohet me azilimin” dhe shpalli “masa mё rigoroze”.

Kёrkesat pёr azil tё shqiptarёve, kosovarёve dhe malazezёve normalisht nuk kanё shanse pёr njohjen e statusit. Ndaj CSU kёrkon, qё tё hapen qendra pёrkatёse pёr strehimin kalimtar tё atyre refugjatёve, qё nuk kanё perspektivё tё pranohen pёr tё qendruar.

Özoguz i tha gazetёs “Tagesspiegel” (numri i sё dielёs) se mund tё diskutohet pёr qendra pranimi tё pёrkohshёm, nё tё cilat kryesisht tё strehohen azilkёrkuesit nga Ballkani, por “nuk shkon aspak qё tё pёrdoret retorika e ngjalljes sё frikёs dhe tё flitet pёr kampe dёbimi, nё tё cilat tё vlejnё standarde minimale trajtimi.”

Share This Article
2 Comments
  • Llafe-llafe. Te gjithe te rinjte tane qe duan te punojne do ti mbajne. Ku do gjejne me te leverdisshem. Nje djale gjerman, deri sa te shkoje ne moshe pune, kosto shtrenjte. Keshtu i marrin gati. Nuk jane gjermanet qe duhet te qahen apo te ngrene zerin, por ne. Rinia eshte pasuria me e madhe qe kemi dhe kjo pasuri kombetare perdite po iken e iken… ndersa jem krejt te pafuqishem ta ndalojme hemoragjine.

  • Po mer Gjermano po, sju dhims fare kur jepni 280 bilion euro per Greqine, kurse ne Shqiperi s’keni hedhur asnje lek. Dhe pastaj merziteni kur ju vijme. Shume mire ja bejne. Derisa Shqiperia te zhvillohet, mos pretendoni asnje gje. Jemi ne mes te Europes dhe injorimi qe i beni Shqiptareve eshte thjeshte ne te keq tuaj. Mbani arabet tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *