Azilkërkuesit, Tahiri kërkon bashkëpunimin e opozitës: Të mos e politizojë

anazapta

Qeveria shqiptare është e përgatitur për të parandaluar dhe ndaluar fenomenin e azilkërkimit edhe për ta adresuar këtë problem në themel.

Këtë ka bërë me dije sot në një konferencë shtypi ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri. Situata e ditëve të fundit në Maqedoni tha Tahiri, në vendet fqinj me Shqipërinë, përbën shqetësim ‘që s’njeh as kufij shtetëror e as trajtohet me zgjidhje të pjesshme’, ndaj qeveria shqiptare tha ai është në kontakt permament me gjithë partnerët e vendeve fqinj, dhe janë marrë masa në kufij për çdo situatë potenciale që lidhet me vendin tonë.

“Vijojmë koordinimin me partnerët dhe zbatimin e një plani rigoroz për të parandaluar që shqiptarët të largohen e të kërkojnë azil të parregullt në vendet e BE dhe veçanërisht në Gjermani”

Sipas tij, rezulton se shtetasit shqiptarë që kërkojnë azil në Gjermani “janë shtetas me banim të përhershëm në një nga vendet e BE, pra emigrantë shqiptarë me banim në një nga vendet e BE që shpërngulen për të kërkuar azil në Gjermani”.

“Shifrat nuk korrespondojnë kurrkund me numrin total të shtetasve shqiptarë që kanë dalë nga Shqipëria. I kemi kërkuar palës gjermane të dhëna të plota për vend origjinën dhe rrugën e gjithë shtetasve që kërkojnë azil’,- tha Tahiri.

Ministri Tahiri i ka kujtuar opozitës që keqpërdorimi i kësaj situate dhe politizimi i saj është vetëm abuzim.

“I bëj thirrje opozitës të përmbahet nga çdo lloj keq përdorimi politik dhe abuziv. Shpifje e abuzim, politizim deri tek dramat e qytetarëve, është abuzim i ngushtë”.

Share This Article
17 Comments
    • Si ka mundesi qe nje rezident i perhershem ne nje tjeter vend te BE-se te kerkoje azil ne Gjermani? Eshte i sigurt ministri se nuk ka dale ndonje xhiro andej nga digjet ai malli i Lazaratit???!!!

  • Ky me sa duket vazhdon te jete i gazuar nga pushimet e shtrenjta ne Korfuz. Po si mund te mos e perdore opozita nje gje te tille qe perben nje fatkeqesi kombetare. Perse ne vend qe te beni autokritike vazhdoni te jepni leksione se cfare duhet dhe nuk duhet te beje njeri apo tjetri.
    Ja ti vete Tahiri ke pezull akoma nje pergjigje per gazen Dita ne lidhje me pushimet e tua ne Korfuz. U zotuat se do te benit trasparence dhe deri me sot jeni dalluar vec per arrogance dhe mbyllje hermetike ndaj publikut.
    I bej thirrje ministrit Tahiri te filloje te jape llogari se tashme mediat gjermane dhe ato te huaja po ju akuzojne haptazi per perfshirje me krimin.

    • Po po fajin e kane gjithmone emigrantet e keqinj ndersa politikanet shkaktare te ketij eksodi te ri jane njerez per se mbari.

  • ..meqe ministri flet per emigrantet ,te flase me statistika te sakta ,pasi e ka pasur mundesine dhe kohen.Emigrante ,ka pasur dhe do te kete,por ata nuk duhen te keqtrajtohen qofte edhe me perkufizime spekulative nga politikanet.

    • Une mendoj qe tahiri me ramen te votojne nje ligj ne parlament qe ti denojne me burg kush shkel kufirin ne menyre te paligjshme,nje menyre per te punesuar me shume militante te L.S.I dhe te P.S.,pastaj dhe prokuroret dhe gjykatesit do te pasuroheshin me shume.Jane me specialista se ata te P.D keta ,vjedhin me ligje,stop korrupsioni,stop ryshfeti,Duhet legalizu vjedhja me vote,si ligji per armmbajtje pa leje,ka kalu ne parlament,mund te marrish deri ne 15 vjet burg Po te kapen,po paguajte ta kthejne na arme plastike,pastaj arme neper duar mbajne vetem ata qe Kane leke,pasurohen pak njerez,Duhet nje ligj qe te punesojne shume militanta.Per te kalu ligje se keni problem se shumica e deputeteve jane made in frrok,te majte e te djathte,Mos u trem se kalon ligji pa merak,vjedhja i bashkon te majte e te djathte.

  • Ministri me i mire qe Rama ka.Shume mire e ka qe te mos politizohet, Opozite te jape ndihmesen e vet ne qoftese ka ndonje ide prandaj quhet Opozite dhe te kritikoje ne qoftese eshte per te kritikuar.

  • Ky Sehiri iken vete me pasaporte diplomatike, me leket e Buxhetit te Shtetit, dhe thote mos e politizoni? Po sa ishte ne opozite Sehiri, nuk la gje pa politizuar, apo eshte me shprehjen: – “Beni si them une, mos beni si bej une”? Hajde Sehir hajde, vend gallate, dallavere, tallava, e ku di une …

    • @uk Markut
      Dole prape ti o nevojtore ku zhgryhen gjithe zhulsat e SHQUP-it. Shporru more qafepalare se po vijne ere blogjet vetem nga ty. U shterpezofte barku qe ju ka pjelle o deformacion i gjalle.

  • Nqs se kjo qe ka thene Ministri eshte e vertet,pasi vete shtypi ne shqiperi eshte tejet i pa besushem,ateher njerezit duhet te shikojne dhe kuptojne se cfare EFEKTI KA DROGA NE SISTEMIN QENDROR TRUNOR!?
    Dhe me pas po keta njerez duhet te pyesin…..Valle a duhen zbatuar LIGJET SHTETERORE(nqs ka)Apo LIGJET,KANUNORE,FISNORE E KRAHINORE????

  • Haha o ministèr s’tè vjen turp pèr idiotèsitè qè thua? O njèri ik lexo informohu, shtetasit e huaj qè janè me banim tè pèrhershèm nè njè BE nuk kanè nevojè tè kèrkojnè azil politik, sepse mjafton tè konvertojne lejet e qendrimit qè kanè nè tè gjitha vendet e Shengenit !

  • Fajin e kishte Hoxha qe nuk i linte njerzit e lire,merreni lirine dhe hajeni tani,por si nuk te vjen turp or Tahir Rama Veliaj,qe genjeni pa pike turpi,neise te uroj pushime te mbara per virin tjter ne Spanje,,me leket e mamase se Veliajt,150 leke ne muaj.

  • Tahiri nuk la pa e thene perlen e radhes “gjermanet kane gabuar me numrat e emigranteve shqiptare ne i kemi te dhenat e sakta”. Ah te lumte ne qe nga te dytet po ia kalojme edhe Gjermanise per zotesi per te bere llogaritjet.
    Ramen e shqetesoi zhurma e nje helikopteri ndersa keto “mushkonjat” qe kapen nga policia italiane nuk e shqetesojne fare:
    http://www.ekspres.al/index.php?option=com_content&view=article&id=29786%3A2015-08-26-08-38-42&catid=112%3Alajme-kryes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *