B-analistët vijojnë avazin televiziv

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

 

Pesë pinjollë nga të Saliut

Edhe mbrëmë u paguan

S’i shërbyen kurrë Njeriut

Në gjithçka që diskutuan.

 

Të drejtuar nga Karjani

Nga DITA i pagëzuar

Me një parashtesë në emër

Plotësisht të merituar.

 

Kusarin s’e zunë me gojë

Vetëm Ramën përgojuan

Fëlliqësirat e Saliut

Të gjithë i anashkaluan.

 

O ju pseudoanalistë

Pse bëni sikur s’kuptoni ?

Sa të jetë plak’ i marrosur

Mirëkuptimin mos kërkoni.

 

Me një opozitë rrugaçe

Mazhorancë, shumë e teprove

Disa herë i je lutur

Pa i patur, farë nevoje.

 

Fundjavë të gëzuar! Nga Kapo Labi, Vlorë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *