“Babagjyshët” palestinezë përleshen me forcat izraelite

Dita

Dhjetra palestinezë, disa prej tyre të veshur si babagjyshë, u përleshën me forcat izraelite të sigurisë në Betlehem, një ditë para nisjes së festimeve për Krishtlindjet, pikërisht në qytetin e Bregut Perëndimor ku mendohet se ka lindur Jezu Krishti.

Protestuesit u mblodhën në një pikë kontrolli në qytet për të kundërshtuar pushtimin izraelit, që sipas tyre u kontrollon jetët dhe u ka ngritur një mur ndarës me pjesën tjetër të vendit.

Sipas ushtrisë izraelite në protestë ishin të pranishëm rreth 80 vetë që goditën me gurë ndaj forcave të sigurisë, ndërkohë që kjo e fundit u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Izraeli ka ngritur që në vitin 2000 një barrierë, me mure të lartë dhe tela me gjemba rreth Bregut Perëndimor, në përgjigje të sulmeve vetëvrasëse të palestinezëve.

Mes 4 milionë myslimanëve në zonat e pushtuara nga izraelitët në Rripin e Gazas dhe Bregun Perëndimor jetojnë edhe 50 000 palestinezë të krishterë, 17 000 prej tyre katolikë.

https://www.youtube.com/watch?v=7eJ0uQP-bCc

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *