Policia ka publikuar pamjet e dy prej grabitjeve të realizuar nga grupi kriminal “Babagjyshët”.
Në pamje shihet qartë se katër anëtarët e bandës, të kamufluar me një automjet me targa greke, xhama të zinj dhe një tabelë policie, futen për në ambientin e basteve sportive në pronësi të familjes së deputetit Mark Frroku në Kombinat. Sapo zbresin nga automjeti, grabitësit ndajnë detyrat, ku tre prej tyre, të armatosur deri në dhëmbë me automatik e pistoleta futen në ambientet e brendshme, ndërsa njëri prej tyre vëzhgon situatën nga jashtë. Tre anëtarët kanë marrë paratë nga zyrat e financës duke kërcënuar arkëtarët, më pas largohen për të humbur gjurmët.
Të njëjtën skemë grabitjeje, autorët kanë përdorur dhe gjatë vjedhjes në një argjendari në Fushë-Krujë.
Ilir Kupa i konsideruar si “Kryebabagjyshi” u njoh këtë të martë me masën e sigurisë “arrest me burg”. Në prangat e policisë kanë rënë Agustin Sula, Enea Qerushaj, Hajdar Xaka, Edmond Selala, ndërsa në kërkim janë shpallur 6 persona të tjerë.

….mendoni ta keni babagjyshin ne qeveri,sa e bukur do te jete e ardhmja,…
Xhoi lloto e Arben Frrokut vrases dhe te vellail aleat ne qeveri. Epo mire ia bene babagjyshet ketyre