Babagjyshi i Vitit të Ri vjen me gomone në Berat

DITA Online

 

Babagjyshi është për të gjithë fëmijët e Botës. Diku vjen me slitë, diku me karrocë.

Qyteti i Beratit është shumë me fat që ka lumin Osum, prandaj Babagjyshi i Vitit të Ri ka zgjedhur të lundrojë me gomone dhe të shpërndajë dhurata për fëmijët e Beratit këtë fundvit. Babagjyshi e do shumë natyrën dhe çdo pasuri të sajën mbi Tokë. Për të lumi është një thesar i madh dhe është i lumtur që këtë vit e gjen më të pastër.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i cili zgjodhi të festojë bashkë me fëmijët e komunitetit rom tha se ‘Në festën e madhe të organizuar “Festat duan dashuri” ne në Berat vendosëm që ta zhvillojmë krejtësisht ndryshe. Berati ka një pasuri të madhe që është lumi Osum, prandaj menduam që Babagjyshi të vinte nga lumi këtë herë.  Lumi u pastrua dy javë më parë dhe sot jemi në një ambient shumë më të pastër, me fëmijët që jetojnë edhe pranë lumit, që janë një komunitet që u përmbyt nga ardhja e lumit para pak javësh, për të festuar dhe për të shpërndarë dhurata. Bëjmë thirrje dhe  japim një mesazh të fortë për një mjedis edhe më të pastër, për të mbjellë më shumë pemë dhe ti shpëtojmë edhe këta fëmijë nga përmbytja në rast se lumi vjen sërish i fryrë”, u shpreh Ministri Klosi.

Së bashku me skuadrën e rafting i uron sa më shumë argëtim, emocion dhe përjetime të bukura për Vitin e Ri 2018 dhe një Shqipëri të bekuar dhe të dashur për gjithë turistët. Gëzuar!

Share This Article
1 Comment
  • Babagjyshi , ne te gjithe Boten , eshte i Krishtlindjes , ndersa ky i Beratit , na qenka i Vitit te Ri .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *