Babagjyshi, tani është dhe hajdut!

editor

Lajmi se dy babagjyshër kishin vjedhur një sasi bizhush e parash në katin e dytë te TEG-ut, ishte pa dyshim top-lajmi i ditës. Kam dëgjuar vitet e fundit prindër që ua çmitizojnë fëmijëve babagjyshin mitik, si një plak zemërmadh plot dhurata, duke ua thënë troç se ai gënjen, ose se ai është vetë një gënjeshtër.

Por ngjarja e djeshme, na e demonizon këtë figurë simbolike, gjithsesi edhe simpatike në funkson të harlisjes për festat e fundvitit, duke e futur në listën e zezë të maskave grabitqare. Policia shqiptare tashmë është përballë dy sfidave: në krimin që nuk po zbrapset dot, nuk po ja bën syri tërr; si dhe në sofistikimin e tij, derisa fshihet dhe pas kostumit të leshtë e mjekrës së pambuktë të plakut filantrop. Më e tmerrshmja është se çdo babagjysh, do shihet tashmë dhe si një hajdut i mundshëm, duke shtuar dozën e dyshimit, mosbesimit e frikës ndër shqiptarë, se e keqja në këtë vend, të vjen andej nga nuk e pret.

Ndërsa ekspertëve kriminalë, u del punë që të studiojnë me vëmendje, të gjithë ato personazhe argëtuese për fëmijë, pas së cilëve mund të fshihen hajdutë e keqbërës. Në mos patçim dhe ndonjë memorandum që ta ndalojë babagjyshin të sillet këtyre anëve kur t`i vijë koha.  E.Hoxha

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *