Eshtë universal mesazhi për të mos gënjyer që, fëmijëve kudo, u përçohet në sistemin e edukimit, duke nisur prej nivelit parashkollor. Por kjo do të thotë që, ose ta heqësh njëherë e mirë ‘babagjyshin’ nga “kurrikula” e argëtimit, siç ndodh çdo fundviti, ose ta rimarrësh dhe njëherë “gënjeshtrën” si kategori negative në edukim, për ta rishikuar, duke promovuar dhe gënjeshtra të bukura. Por këto të fundit, fëmija i zgjedh vetë si përjetim, në llojin e lodrave të cilën zgjedh të luajë sa është i mitur, por të formësohet një gënjeshtër e tërë në mënyrë kaq monumentale e kaq globale, siç është babagjyshi i vitit të ri, e mos ketë dert kush, prindër apo edukatorë, për ta bashkëjetuar kaq gëzueshëm me të çdo fundviti, kjo padyshim që futet tek marrëzitë e pa limit të qenies njerëzore, siç profetizonte Ajnshtajni. Nejse! Halli tek ne është se miti i babagjyshit zemërmadh e zemërbardhë, siç leshrat e tij, që vetëm jep, dhurata e mirësi, është zëvëndësuar së fundi me mitin grabitësve gjakftohtë, të fshehur nën uniforma festive dimërore, që vetëm të marrin, edhe jetën./E.H

vle svle, santa e ka “nxjerr papune” krishtin. Me 25 dhjetor skujtohet njeri per emmanuelin. Madje kane harru edhe saturnin (saturnalja)…apo jo….!!!…;)