Dy ditë më parë, babai i një familjeje nga Durrësi është paraqitur në polici për të denoncuar zhdukjen e një shume të madhe parash nga shtëpia e tij. Ai ka kërkuar ndihmën e uniformave blu pasi i kishin humbur 4 milionë lekë të reja dhe 88 mijë franga zvicerane, të cilat ia kishte dërguar e motra nga Zvicra, për t’ia ruajtur. Por ajo që e ka habitur policinë më shumë ka qenë emri i personit të dyshuar, vajza e familjes Buziu, 17 vjeçe.
Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe ka zbardhur skemën e përvetësimit gradual të shumës së madhe të parave nga vajza 17-vjeçare. Fatma Buziu jetonte në një banesë me të dashurin e saj dhe shkonte herë pas here në shtëpinë e të atit për vizitë. Ajo e kishte mësuar vendin ku mbaheshin paratë dhe sa herë shkonte merrte nga një pjesë të tyre.
Ngritja e nivelit të jetesës së çiftit të ri dhe shpenzimet që nuk justifikoheshin nga të ardhurat e tyre e kanë bërë babin e vajzës të dyshojë. Babai i saj ka hedhur dyshime mbi të bijën dhe dhëndrin. Policia kontrolluar banesën ku jetonin të dy dhe ka gjetur 6 milionë lekë. Ndërkohë, është ndaluar vajza e familjes Buziu, Fatma, me akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit.

Ore koqe pse vjedhje me ane te mashtrimit, kjo eshte thjesht vjedhje e kulluar.ej bela, na mbyten i injorantet ne media.