Një 41-vjeçar ka humbur jetën pasi u dhunua tre ditë më parë nga i ati i tij.
Viktima është Agron Tema nga fshati Gjuricaj në Durrës.
Në pranga është vënë babi i viktimës, 70-vjeçari Xhavit Tema.
Ky i fundit u arrestua që tre ditë më parë, kur dhunoi në banesë djalin dhe nusen e djalit Jurlinda, nën akuzën e dhunës në familje. Pritet që Prokuroria të ndryshojë akuzën ndaj 70-vjeçarit në “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, tani që djali i tij ndërroi jetë pas dhunës së pësuar.
Burime policore thanë se të hënën e 2 korrikut, në kulmin e një sherri, 70-vjeçari dhunoi në banesë djalin dhe nusen e këtij të fundit, 24 vjeçe, duke i goditur me sende të forta.
Ata u transportuan në spital, por tre ditë më vonë, 41-vjeçari humbi jetën.
Ndërsa e reja mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
l.h/ dita

Mundet te thote ndonjeri se si nje 70 vjecare dhunon per vdekje nje 41 vjecare?