Babai i Aleks Nikës: Gjaku lahet vetëm me gjak

anazapta

Pas dy vitesh në pritje të drejtësisë për të birin, babai i Aleks Nikës, njëri prej vitkimave të 21 janarit 2011, thotë se janë të zhgënjyer nga vendimi i dhënë dje. I moshuari nga Lezha, Ndue Nika, shprehet se vendimi ishte një vrasje e dytë për familjen e tij dhe tashmë nuk ka mbetur gjë tjetër veçse të bëjë vetëgjyqësi.

“Gjaku do të lahet vetëm me gjak. Ne e dimë autorin e vrasjes së djalit”, thotë ai.

Babai i Aleksit, që tashmë i duhet të jetë gjysh dhe baba për dy vajzat e vogla të të birit, thotë se në një farë mënyre, familja Nika e kishte pritur një vendim të tillë, por thekson se nuk do ta falë vrasjen e të birit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *