Babai i autorit të tragjedisë në Kamzë, i trishtuar apelon kundër të birit, ku gjatë një grabitje u vra Agim Buci në sy të djalit 6-vjeçar dhe u plagos bashkëshortja e tij.
Në një intervistë për Tv Klan, 55-vjeçari me lot në sy thotë se nuk ka fjalë për atë çfarë shkaktoi ai që tashmë e quan “ish-djali” i tij.
“I kërkoj falje familjes Buci për tragjedinë që i shkaktoi ish-djali im….Të na falin, ne nuk e kemi traditë këtë gjë. I dhëntë Zoti durim se nuk i kthehet më buzëqeshja dhe botën me i dhënë”.
Petrit Kurti shprehet se duhet të rikthehet dënimi me vdekje për krime të tilla, i cili duhet të fillojë nga djali i tij 28-vjeçar, Vladimiri.
“I bëj thirrje si prind me shpirt me zemër, Presidentit të Republikës, kryetarit të Parlamentit, Edi Ramës të mblidhen direkt ta shfuqizojnë atë ligj famëkeq, për këta mostra që dalin, jemi duke rritur mostra, dënime me vdekje të nisë nga djali im, pasi po rrisim monstra. Si mund ti shkosh tjetrit në banesën e tij”.
Petriti nuk ka qëndruar në banesë pas krimit duke iu frikësuar ndonjë hakmarrjeje. Ai rrëfen se ka tentuar të kontaktojë me familjen Buci me anë të njohjeve të përbashkëta, por asnjë person nuk e merr përsipër ndërmjetësimin pasi krimi konsiderohet i rëndë.
“Nuk e merr kush përsipër me aq sa njoh unë këtu. Edhe sot kam tentuar, por me kanë thënë se krimi është i rënde. Shpresa e vetme është ndihmë e Zotit….”
Vëllai i viktimës, Rufat Buci tha se vendosjen e drejtësisë ia kishin lënë në dorë shtetit.
Dy të rinjtë Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda do të dalin të hënën para gjykatës për të mësuar masën e sigurisë. Ata e kanë pranuar krimin ndërsa kanë treguar edhe vendin ku kanë hedhur pistoletën e cila me gjithë përpjekjet e policisë nuk është gjendur ende.
l.h/ dita

Keqardhje për këtë prind të mirë që le mënjanë dashurinë prindërore, turpin, frikën dhe thotë me gojën e tij se djali meriton varjen për atë që ka bërë. Ehhhhh….ç’të bën fëmija, nuk ta bën as perëndia!
Nashi let ky se ka hallin e bythes se vet e di qe djali do te denohet m,e burgim te perjetshem dhe e ka bere “lanet”
Po kur u denua heren e pare dhe kur vidhte i biri qe para 8 vitesh perse nuk e beri lanet, apo i gezohej parave te krimit qe i sillte ne shtepi te ndertuar ne “token e xanun” ketu ne kete bote do t’i lajne te gjitha.
Te pakten qe nga 21 janari 2011 ja kam falur te gjitha Enver Hoxhes..
.
Nuk eshte e keqja se ishte “diktator” por eshte fakti se ai popull (ne pergjithesi) e meritonte ashpersine e tij..
.
Njihem ne ambjente shoqerore dhe familjare si antienverist dikur i thekur por ne fakt gjendja e sotme ka kaluar cdo lloj imagjinate…
.
Kujt i kujtohet se para 20 ditesh Salikrimineli pranoi hapur krimin e 21 janarit 2011 duke thene tekstualisht:
”DO TA EGZEKUTOJA EDI ARAMEN” ashtu si vrava 4 te tjere nese do kishte dale para k/m..dhe do ta vrisja sipas kanunit te Leke Dukagjinit…
.
Nuk habitem me veprimin e Saliserbit qe merr persiper autoresine e krimit nuk e ka per here te pare..as me imptencen kriminale te edirames….
Habitem si Donald Luleshi zgerdhihet ne nje kohe qe Berishi jo vetem qe deklaroi krimin e tij por dhe perdhosi te derguarin e presidentit amerikan….
,
Kur ne shqiperi tolerohet dhe mbrohet nje kriminel qe ka qene president dhe k/m cfare mund te pritet ne popull..
.
Kur nje komandant vjedh nje vesh rrush..ushtaret e shkaterrojene vreshtin me gjithe hunjte