Babai i Kim Kardashian bëhet grua

Dita

Bruce Jenner, njerku i Kim Kardashian, për muaj të tërë ishte temë e medieve për dukjen e tij të çuditshme ndërsa tani është konfirmuar se do të shndërrohet në grua.

“Bruce është duke shndërruar në grua”, ka thënë një burim për revistën “People”.

“Ai më në fund është i lumtur dhe familja e tij e ka pranuar atë që është duke e bërë ai. Ai është shumë i lumtur. Kjo është arsyeja se përse është koha e duhur për të bërë diçka të tillë në jetën e tij”, ka shtuar burimi, transmeton Koha.net.

“Këtë vendim ai ua ka rrëfyer njerëzve më të afërt”.

Edhe pse ndryshimet e tij fizika kanë qenë të dukshme, Jenner ka vendosur që procesin e transformimit ta bëjë shumë ngadalë në mënyrë që familja e tij të mësohet me ndryshimet.

“Ai është shumë i mençur dhe respekton këtë periudhë të ndryshimit. Në vend se të befasojë të gjithë, ai ka vendosur që këtë proces ta bëjë ngadalë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *