Babai i Michael Jackson pësoi infarkt pasi kishte pirë 3 viagra

Dita

 

Joe Jackson, babai i Michael Jackson pësoi tre atak në zemër pas një nate qejfi me femra të reja në Brazil, teksa pretendohet se ai konsumoi tre pilula Viagra.

Jackson mori avionin për në Brazil dy javë më parë për t’u kënaqur, përfshirë edhe një festë ditëlindjeje prej 200 mijë dollarësh në nder të tij, por përfundoi në spital në prag të ceremonisë.

Tani ai është duke marrë veten, pasi u kurua në një spital në Sao Paolo, pasi tundimi i festave braziliane e ka rënduar shumë fizikisht babanë Michael Jackson, raporton “Daily Mail”.

Sipas një gazete lokale, tetëdhjetëvjeçari kaloi në ‘overdozë”natën e dytë të festës me mikeshat. Pasi ata shkuan në disa bare dhe restorante, ai tha se kishte perzier pijet. Por “problemi më i madh ‘ishte se ai kishte marrë edhe tre pilula Viagra”.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *