Babai i nguli thikën të dashurit të vajzës, vdes 38-vjeçari

Mila Hysotoci

I plagosur dje në zonën e Astirit 38-vjeçari  ka ndërruar jetë në Spital.
Olsi Lelo u qëllua dje më thikë nga babai i të dashurës së tij. Ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe sot ka ndërruar jetë në spital.

Mësohet se babai i vajzës me të cilën ishte lidhur Lelo, 51-vjeçari Rezmi Caushaj ishte kundër kësaj marrëdhënie dhe kishte tentuar disa herë t’i ndante. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se dje Caushaj e kishte ftuar 38-vjeçarin në kafe ku edhe e ka qëlluar me thikë.

Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme në zonën e ‘Unazës së Re’. Dy burrat fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas 51-vjeçari e ka qëlluar me thikë.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës ndërsa sot ka ndërruar jetë pasi plaga i kishte prekur organet jetike.

M.H/ Dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *