Babai i vërtetë i djalit tim, jo Woody Allen, por Frank Sinatra

anazapta

Intervista e Mia Farrow për “Vanity Fair” dhe rrëfimet dramatike të fëmijëve të saj për të njëjtën revistë. Sipas deklaratave të tyre, Woody Allen (regjisori më i madh në SHBA sot) ka abuzuar seksualisht me ta. Farrow dhe Allen qëndruan të martuar midis viteve 1980-1992. Gjatë kësaj kohe lindi djali i tyre i vetëm biologjik, Ronan, por tani aktorja thotë se “ndoshta” babai i vërtetë i tij ka qenë këngëtari karizmatik Frank Sinatra

Numri i radhës i të përmuajshmes amerikane “Vanity Fair” publikon një intervistë të gjatë të aktores 68-vjeçare Mia Farrow, e cila ka një histori të pasur me ngjarje personale që kanë tërhequr vëmendjen e mediave për dekada të tëra.

Farrow ka interpretuar në filma të paharrueshëm si “Rosemary’s Baby”, “The Great Gatsby” dhe në shumë filma të Woody Allen. Është martuar tri herë me personalitete të rëndësishme të shoubizit amerikan: me këngëtarin Frank Sinatra, me drejtorin e orkestrës André Previn dhe regjisorin Woody Allen. Martesa me këtë të fundit përfundoi në një përplasje që mbushi faqet e gazetave për muaj të tërë.

Në intervistën e fundit për “Vanity Fair”, Farrow ka shtuar detaje të tjera mbi jetën e tyre bashkë.  Artikulli i shkruar nga Maureen Orth, i cili edhe 20 vjet më parë shkroi për ndarjen e çiftit Allen-Farrow, përfshin edhe tetë nga 14 fëmijët e tyre (gjithashtu të intervistuar nga Orth). mmmm

Dylan, sot 27 vjeçe, u adoptua fare e vogël nga çifti hollivudian. Njihet për jetën e rezervuar, e ka ndryshuar dy herë emrin e saj, tani quhet Malone.  Duke u kthyer pas në kohë, emri i saj është përmendur shpesh herë pas përfshirjes në gjyqin për kujdestarinë e fëmijëve midis prindërve të saj. Ndarja e Allen me Farrow i detyrohet marrëdhënies së regjisorit me vajzën e adoptuar Soon-Yi, me të cilën Allen u martua më vonë. Aktorja e denoncoi Allen-in për ngacmim seksual ndaj vajzës, e cila në atë kohë ishte vetëm 7 vjeçe.

Në këtë artikull Dylan flet për herë të parë për të kaluarën. Ajo pohon se do të kishte qenë më e drejtë për të nëse mamaja dhe gjykatësit do ta kishin lejuar të dëshmonte. Refuzon të përmendë emrin e regjisorit, duke thënë se madje ka frikë kur sheh imazhet e tij. “Nuk më kujtohen shumë gjëra, por mbaj mend mirë se ç’ndodhi në atë apartament. Më kujtohet çfarë kisha veshur dhe çfarë nuk kisha veshur. Sikleti që ndjeja për ato gjëra më bëri të mendoja se isha një vajzë e keqe, sepse nuk doja të plotësoja kërkesat e babait tim”, i tregon Orthit dhe pastaj shton: “Po shkatërrohesha. Duhej të thosha diçka. Isha 7 vjeçe. I bëja ato gjëra sepse kisha frikë. Dëshiroja që të merrnin fund”. Për aq sa dinte ajo, kjo ishte mënyra që baballarët i trajtonin bijat e tyre. Avokati i Allen,  Elkan Abramoëitz, pohon se ende sot regjisori i mohon akuzat për abuzime seksuale.

gggggg

Fletcher Previn, djali i tretë i Farrow dhe Previn, tregon se e ka fshirë me fotoshop imazhin e Allen-it nga çdo fotografi e familjes, në mënyrë që të mos detyrohej ta shihte fytyrën e tij, madje as rastësisht.  Edhe André Previn, bashkëshorti i dytë i Mias, shprehet për Soon-Yi, vajzën e tij të adoptuar që tani është bashkëshorte e Allen: “Ajo nuk ekziston për mua”.

Disa pjesë të intervistës janë rimarrë mbi të gjitha për deklarimet e aktores mbi të birin Ronan (Satchel Ronan O’Sullivan Farrow), i vetmi djalë biologjik i lindur nga ajo dhe Allen. Farrow i tregon Orth se Sinatra ka qenë dashuria e madhe e jetës së saj, dhe shton: “Ne nuk jemi ndarë kurrë në të vërtetë”. Kur Orth e pyet papritur nëse Ronan mund të jetë në të vërtetë i biri i Frank Sinatrës, Farrow përgjgjet: “Possibly” (Ka mundësi). Testi i ADN-së nuk është bërë asnjëherë.

C46F48531E91963F2D79538D51A9C

Çështja është në fakt objekt kurioziteti dhe thashethemesh prej vitesh, mbi të gjitha për shkak të pamjes së jashtme të Ronan-it. E ke të pamundur të mos njohësh sytë dhe buzëqeshjen e Sinatrës në fytyrën e djaloshit, i cili disa orë pasi dolën ato pak pjesë të intervistës postoi një tweet: “Dëgjoni, ne “ndoshta” jemi të gjithë fëmijë të Frank Sinatrës”./D.Gjuzi

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *